Shumë trashë e luajti këtë lojë…

Nga Ylli Manjani

Prezantimi në publik si sundimtar që i ka në dorë të gjitha gjërat iu kthye bumerang turinjve.

Në situatën post marrëveshje zgjedhore, po të ishte politikisht korrekt dhe smart, Edi Rama duhej thjesht të garantonte që votat e Partisë Socialiste janë në favor të miratimit të Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes.

Sepse në fakt vetëm aq, pra votat e PS, mund të garantojë politikisht Edi Rama.

Proceduralisht ai Kod duhet të ishte në prag miratimi, pavarësisht nëse do kishte apo jo deputetë të tjerë që do ta votonin.

E votojnë apo jo reformën deputenjtë e lesh-listave, nuk ka pse të ishte përgjegjësi e Edi Ramës.

Edhe po s’u miratua Reforma, punë e madhe! Në fund të fundit PS nuk ka marrë nga populli 84 mandate, ndaj skishte përse të ishte fajtore.

Fundja vendi nuk është pa ligj zgjedhor. Me ligjin konsensual ende në fuqi, kemi bërë disa palë zgjedhje, ku Edi rama ka fituar 2 nga tre herët e zbatuar.

Në kushte normale kështu duhet të ishte.

Por nuk e la pordha. Për të treguar që ai ka më shumë deputetët sesa ka marrë nga zgjedhjet, garantoi më shumë nga sa zyrtarisht kishte mundësi.

Natyrisht, nuk e lë as nepsi politik për të fituar zgjedhjet në tavolinë, duke përdorur çdo njeri që ka nevojë të lajë borxhet private me mandatin e deputetit…

Ndaj të gjithë e dinë se nëse ajo reformë nëse nuk miratohet ashtu siç është dakortësuar me të huajt, faji është vetëm i Edi Ramës.

Me thënë të drejtën prisja që Rama të fuste në sherr opozitën me pjellën e vet politike të lesh-listave… Në fakt hyri vetë në sherr me gjithë botën.

Shumë trashë e luajti këtë lojë…

Ja pra që të lodhin reformat..

SHKARKO APP