Si do kujtohet ambasadori Lu pas pesëdhjetë vjetësh

“Heronjtë” u lodhën, po më shumë më duket se “heronjtë” janë të trembur. Sot ambasadori Donald Lu dhe ambasadorja Vllahutin, e mbyllën procesin zvarritës së Reformës në Drejtësi, pasi drafti i Reformës në Drejtësi duket se u finalizua”…

Nga Spartak Ngjela/

Kur, pas pesëdhjetë vjetësh, mësuesi do të pyesë nxënësit në klasë se kush ka qenë Donald Lu; nxënësit do t’i përgjigjen se ai ka qenë ambasadori amerikan i vitit 2016 që na ka shpëtuar nga abuzimi i gjatë çnjerëzor i pushtetarëve të korruptuar.
Zvarritjes duket sikur i erdhi fundi.
Heronjtë” u lodhën, po më shumë më duket se “heronjtë” janë të trembur. Sot ambasadori Donald Lu dhe ambasadorja Vllahutin, e mbyllën procesin zvarritës së Reformës në Drejtësi, pasi drafti i Reformës në Drejtësi duket se u finalizua.
Alibia e kosensusit ra; dhe amabasadori Lu, nuk ka pse të “sorrollatet” më nga Berisha te Basha; e nga Basha te Meta. Kosensusi bëhet vetëm në Parlament. Dhe Reforma është draft tërësisht ndërkombëtar, përkatësisht amerikano – gjerman.
Koha po vjen në limitin e vet; dhe Saliut sikur i mbetën pa punë 5000 ushtarët e tij destabilizues, nëse i ka pasur ndonjëherë. (!)
Gjithsesi, politikës aktuale amerikane dhe ambasadorit amerikan Donal Lu, shqiptarët do t’i jënë gjithmonë mirënjohes, sepse po i shpëton nga një gjëmë e madhe: nga abuzuesit e paskrupull me pushtetin në 20 vjet. Me këtë Reformë, shqiptarët do t’i japin fund vuajtjes 100 vjeçare të dhunimit që iu kanë bërë pushtetet politike në Shqipëri, pasi i kanë grabitur dhe iu kanë shitur interesat e tyre më të shenjta.
Nuk ka më asnjë dyshim: politika amerikane do ta çojë deri në fund këtë çeshtje. Me Reformën në Drejtësi dhe aplikimin e saj, shqiptarët do të fillojnë të besojnë te atdheu i tyre; do të ringjallin shpresën dhe do të fillojnë të krijojnë jetën e tyre me optikë të qartë dhe më dëshirë për të punuar dhe siguruar mirëqenien e tyre në vendin e tyrë, pasi iu është mohuar kjo për më shumë se 20 vjet. Por edhe brezat e shkuarë po nga kjo sëmundje kanë vuajtur: mungesën e drejtësisë shoqërore. Janë dënuar, janë ndëshkuar, kanë vuajtur nga e drejta e Sherihatit në Shqipëri, ku qeverisja abuzive ishte edhe gjykatësia e tyre dhe e gjithçkaje.
Koha po spikat në favorin tonë. Le ta ndjekim në këta dy apo tre muaj me vëmendje dhe me shpresë Reformën në Drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?