Si i’a mbyllën gojën Ramës Sandri i Klanit, Vjollca e Topit dhe Irfani i News 24
Edi Rama ka mbetur si memec, i është tharë gjuha, i është prishur fytyra dhe në fund nuk ka guxuar të përgjigjet kur gazetari Ylli Rakipi tentoi të vazhdojë lojën e filluar tek Arian Cani: Kazan Jo Kazan? Ndërsa Çani e pyeti kryeministrin për gazetarët që janë rrogtarë, Rakipi e vazhdoi pyetsorin për pronarët e mëdhenj të mediave. Por për disa herë me radhë Rama refuzoi të përgjigjet
Rakipi: Pronarët e mediave janë kazanë? Sandri është kazan?
Rama: Unë nuk kam gjë personale. Këta kanë një mëkat si pronarë, që pranojnë nivelin e gazertarisë, ky nivel gazetarie …
Rakipi: Po për Vjollcën e Topit, çmendim ke, është kazan? Po përgjigju a ke një mendim?
Rama: Jo po të flas edhe për Irfanin (pronari i Nevs 24)- i tha Rama
Rakipi: Po edhe Irfani, Kazan apo jo Kazan?
Dhe si një burr i vërtet trim Rama u përgjigj: “Këta kanë një mëkat si pronarë, që pranojnë nivelin e gazertarisë që bëni ju, ky nivel gazetarie …”
Vetëm kjo sekuencë e tregoi se sa e besueshme është taktika e Ramës për të sharë gazetarët dhe për të mbrojtur pronarët…(Lapsi)