Si mor qenkemi vend pa të ardhme?
Nga Dom Gjergj Meta
Eshte vetem nje gazete o burrat e dheut, jo Zot!
Frankfurter Allgemeine Zeitung eshte gazete e madhe, por nuk eshte Zot qe te mund te percaktoje te ardhmen e nje kombi.
Dhe ne pastaj sa qesharake behemi kur e marrim si Fjalen e Perendise nje gazete qe ne fund te fundit eshte si te gjitha gazetat e tjera …
E tepruar me duket t’i referohemi per te ardhmen tone nje gazete qofte kjo edhe gjermane qe na paska thene (keshtu te pakten sillnin disa portale online shqiptare) se Shqiperia eshte vend pa te ardhme.
Po jo me jo tani mos ta teprojme as ne duke iu referu nje redaksie sado prestigjioze te jete e madje duke u vetkenaqur.
Si mor qenkemi vend pa te ardhme?