Si përfundoi Greqia në këto telashe?

 

Pesë vjet pasi nisi regjimin e kursimit, qeveria greke e ka zgjatur edhe njëherë dorën përpara kreditorëve duke kërkuar sërish para

Nga Jonty Bloom, BBC

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Sistemi kompleks i taksave duket se është një nga pengesat më të mëdha në vend.

Ish- kreu i agjencisë së mbledhjes së taksave në Greqi, thotë për BBC se nuk është një punë e lehtë rritja e taksave në mes të një krize financiare.

Një deklaratë me mjeshtëri, nisur nga e kaluara e afërt e Greqisë.

Harry Theocharis, që tani është deputet, dikur ishte njeriu më i kërkuar në Greqi- dhe jo për mirë.

Detyra e tij ishte të rriste taksat në mes të krizës financiare dhe të tentonte të reformonte një sistem famëkeq për ineficencën e tij.

“Duhet t’ua bësh të gjithëve jetën e vështirë… nuk të bën popullor,” thotë ai.

 

E komplikuar në mënyrë fantastike

Vetëm për të dhënë një shembull të kompleksitetit me të cilin është përballur Theocharis: në Greqi ka gjashtë nivele të ndryshme të TVSH-së.

Niveli normal është 23 përqind- ka disa reduktime për ushqimin, karburantin dhe ilaçet.

Por ishujt grekë shijojnë nivele të reduktuara të TVSH-së për të inkurajuar njerëzit të qëndrojnë në vende të largëta dhe të ndihmojnë industrinë shumë të rëndësishme të turizmit.

Pra bëhet fjalë për gjashtë nivele TVSH-je, që krijojnë shumë mundësi për të shmangur taksat.

Fjala bie, rritja e turizmit në ishullin e Mikonos, duket se ka sjellë më pak pagesa të TVSH-së për qeverinë greke.

Greqia ka po kështu një sistem pensionesh, që është i komplikuar në mënyrë fantastike, me dhjetëra përjashtime për zanate të ndryshme, që përfitojnë pension të parakohshëm.

Pensionet nuk janë shumë bujare mesatarisht, por qeveria greke shpenzon 30 përqind më shumë për pensionet se qeveria britanike.

I gjithë sistemi është në nevojë të dëshpërueshme për t’u thjeshtëzuar, në mënyrë që të jetë më i lirë për t’u drejtuar.

Pastaj janë privatizimet.

Në nisje të krizës, qeveria greke u angazhua se do sillte në buxhet 50 miliardë euro nga shitja e aseteve shtetërore.

Sipas Theocharis, objektivi u ul fillimisht në 30 miliardë euro e më pas në 20 miliardë.

Në total, qeveria ka mbledhur vetëm 2-3 miliardë euro deri tani.

P.sh privatizimi i portit të Pireut do sillte më shumë të ardhura, por procesi është shtyrë, vonuar e anuluar disa herë.

Më pas janë shkurtimet, që janë anuluar, si rihapja pas dy vitesh e transmetuesit shtetëror, ERT, që nisi programet sërish këtë vit.

Pra problemi nuk është se Greqia nuk është në gjendje të bëjë reforma ose se nuk e di se çfarë duhet bërë, por sepse ka çuar dëm pesë vite të periudhës së kursimit, pa bërë përpjekje serioze për të rregulluar problemet strukturore- dhe në shumë raste po kthehet mbrapa.

Nëse do të kishte nisur pesë vjet më parë, ndoshta mund të kishim parë rezultate, siç ka bërë Irlanda dhe Spanja, por një nga arsyet se përse ka ardhur sërish kriza, vjen sepse Greqia nuk ka nisur gjë.

Nuk është kjo ajo që presin vendet që duhet të kreditojnë sërish Greqinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?