Si po ndihmon Mafian, Soreca i Antimafias?!

Nga Basir Çollaku

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca zëvendësoi Romana Vlahutinin, e cila në pak muaj u shndërrua në një anëtare qeverie dhe kryesie të PS.

E teproi duke ia kaluar Fugës dhe Ramës në mbështetje të vetë Ramës. Afera korruptive me vilën 1.6 milionë euro shumëfish i tregut, ishte një trullosje financiare për të cilën nisën betimet nga strukturat eprore në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Largimi i saj qëlloi lehtësim nëse pasardhësi do ishte përfaqësues i BE dhe jo i Edi Ramës në BE. Iluzion. Pritshmëria ishte se italiani Soreca ish-pjesë e Antimafia dikur do të qëmtonte seriozitet në qëndrime ndaj qeverisë më të akuzuar e lidhur me krimin ne planet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pallavra.

Pas Vlahutinit sjelljes së saj, përfitimeve e qokave të saj, Shqipëria u bë shumë e kërkuar nga zyrtarë evropianë që kishin një sy nga Brukseli e një sy nga Xhepi.

Kështu, fati e solli Sorecën në dorë të fatit. Dyshimet u ftohën. Luigi e kaloi Romanën, e la larg. Në pak ditë u kthye zëdhënës qeverie.

Shitës sheqeri qeveritar, mjalti qeveritar. Kur i duhej ndonjë kritikë kishte opozitën gati.

Përse Soreca ish Antimafia mbështet Mafian??!

Nuk e di?

Nuk ka informacion?

Kështu ia do puna?

Kështu e kanë urdhëruar?

Kush pjerdh për Shqipërinë?

Apo e paguajnë informalisht qeveria dhe shoqnia e saj?

Njëra ka ndodhur.

Teatri një çështje delikate po aman tenderin me kujdes?!!?

Soreca i Antimafias përse nuk flet për ndërtuesin e premtuar ku Mafia ka lidhje sipas medies evropiane me këtë sipërmarrje?!!

Soreca i Antimafies si nuk flet për miliarda që po pastrohen në Shqipëri me forma nga më të pataksurat?

Soreca i Antimafias përse nuk e kupton se 20 milionë euro kilometri në Unazë të Re në Balldre- Milot në Dukat janë pastrim parash ose të thotë se projektet e BE që e llogarisin një kilometër 1.6 milionë euro kilometrin ndryshe nga 17.4 të Ramës kanë lajthitur?!

Soreca i Antimafias përse nuk thotë asgjë për a vëllanë e Xhafës, Tahirin, meqë Antimafia italiane i ka qëndisur nëpër dosje?!

Soreca i Antimafias nuk e di fare se Shullazi, Bajret, Dako me Avdylët, Sejdini me Sanxhaktarët e plot të tjerë janë punë mafioze?!

Soreca i Antimafias a e sheh se vettingu dhe dy standardet dhe qortimet serioze të Venezzias dhe qokat e turpshme ligjore skandaloze të Euralius janë së paku tallje trapi së shumti interesa mafioze???

Soreca i Antimafias a ka marrë info se ka prokurorë e gjyqtarë të larguar me porosi të Mafias?!?

Soreca i Antimafias a e sheh se e njëjta gjykatë si ajo e Durrësit, jep vendin e paradite e pasdite sipas porosisë së Mafias se ligji kurrkund se parashikon fasonerinë?!?

Soreca i Antimafias nuk duhet të bëjë kaq hapur mbrojtjen e paligjshmërisë me etiketa leshi integrimi.

Soreca i Antimafias ka mbetur vetëm të marrë një zyrë në Kryeministri dhe një dhomë me qera në Surrel, të tjerave ua ka nxjerrë bojën…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?