Si ta kuptojmë foton e Presidentit me Sorosin?
Nga Erges Eskiu, pedagog
Pikë së pari, them se ky është një takim i bërë publik nga vetë Presidenti.
Ka qenë zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, ai që ka njoftuar takimin e palëve.
Pra, Presidenti nuk ka pasur kompleksin e e Kryeministrit, apo kryetarit të Bashkisë Tiranë, të cilët nuk i njoftojnë takimet, që bëjnë me Sorosin.
Kaq mund të mjaftojë për një mendje inteligjente.
Por, duke qenë se njerëzit nuk futen shumë në mendime, për të lexuar foton, për të marrë prej saj mesazhe, ndodh që disa prej tyre, qofshin edhe kundërshtarë të Ramës të keqkuptohen apo të shajnë e shfryjnë se edhe ky është njëlloj si Rilindja! Bëri kot sikur ishte nervoz edhe shkoi e ul me atë.
Personalisht nuk e di çfarë kanë diskutuar të dy bashkë, por nga foto lexoj se Alexi nuk ia ka dalë të imponojë mendimin e tij, ose më saktë, Presidenti ka dhënë kumtin e tij. Nga kjo foto lexoj një Aleks të sforcuar, pasi tentativa të dështuara për të bindur Presidentin e Republikës së Shqipërisë të pranojë propozimin e Soros. Buzëqeshja spastike dhe duart e lidhura kryq tregojnë një Aleks të sforcuar dhe të dështuar.
Nga ana tjetër, qëndrimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në shikim dhe duart njëra mbi tjetrën shprehin palëkundshmëri të mendimit te tij dhe një situatë aspak normale. Pra, me pak fjalë Presidenti i ka thënë Sorosit se situata politike dhe plani juaj nuk janë aspak normale dhe zgjidhja nuk është ajo që propozoni ju, por duhet të bëni prapa kthehu, ose do ju duhet të merrni parasysh pasojat.