Si të gjeni punë me anë të internetit
Forum E Premte, 16 Prill 2021 18:30
Kriza e ka bërë gjithnjë e më të vështirë gjetjen e një pune. Por një ndihmë, sipas specialistëve të punësimit, mund të vijë nga uebi. Mjafton të dini ta përdorni. Shansi për t’u impenjuar diku, do të rritet nëse merrni parasysh këto shtatë këshilla. Gjetja e një pune vazhdon të jetë e vështirë në vendin tonë, ashtu si edhe në shumë vende të tjera të botës, ku kriza duket se është ulur këmbëkryq. Por sipas ekspertëve të rekrutimit të punëmarrësve, interneti është mënyra më e mirë për të gjetur një punë, mjafton të dini të navigoni dhe ta përdorni. Ja atëherë shtatë këshilla për të marrë më të mirën nga rrjetet dhe për të gjetur punë.
Zgjeroni kontaktet në rrjete
Zgjerojini kontaktet tuaja në “LinkedIn”, “Facebook” dhe “Twitter”, me kusht që të jenë cilësore. Nuk ju duhen për numër, ndaj procedoni me synim të mirëpërcaktuar: nuk po kërkoni një punë çfarëdo, por punën e duhur për ju, ndaj krijoni një lidhje vetëm me personat, me të cilët keni të përbashkëta Tweet 1 Postuar në: 15:19 12/09/2015 Si të gjeni punë me anë të internetit Share 1 profesionale dhe me të cilët do të arrini të ndërtoni një marrëdhënie me efekt shkëmbyes. Një rrjet i mirë social arrin maksimumi të numërojë 200 persona, të tjerat janë marrëdhënie rastësore, që ju shpërqendrojnë dhe ju humbasin kohë. Bëni kujdes të madh dhe prezantohuni në mënyrë të tillë që profili juaj të jetë interesant dhe autoritar.
Tregoni dhe shfaqni
CVja klasike nuk prodhon rezultate dhe kjo gjë është e kuptueshme. Të njohësh një person përmes letrës është diçka absurde, përveçse e rrezikshme dhe e shëmtuar. Është pak a shumë si t’i propozoni dikujt për martesë, vetëm nëpërmjet kartës së identitetit. Jepni një provë konkrete se çfarë dini të bëni dhe kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar vlerat tuaja te një punëdhënës apo te një i interesuar për t’ju marrë në punë. Nëse prodhoni diçka materiale (mobilie, objekte, por edhe fruta dhe perime) këshilla është që t’u bëni foto ose të xhironi një video ku dukeni në aktivitet e sipër dhe më pas ta publikoni atë online. Ndërkohë, nëse nuk krijoni materiale, por ide dhe shërbime, hidhini ato në një blog ose hapni një adresë “Twitter”i apo një faqe “Facebook”u, ku mund të postoni komentet tuaja.
Diskutoni për interesat
Filloni të përfshiheni në grupe që ju interesojnë: personat që mund t’ju gjejnë punë, janë ata me të cilët ndani të njëjtat interesa dhe frymëzime. Ndaj ndiqni grupe dhe forume ose nëse nuk gjeni një të përshtatshëm, krijoni një tuajin. Duke demonstruar profesionalizmin tuaj në ueb, do të keni mundësinë të ndërtoni marrëdhënie që mund t’u japin jetë mundësive në pritje.
Kërkoni për punëmarrësin
Mos prisni që puna e ëndrrave tuaja të vijë t’ju kërkojë. Ju takon juve të zgjidhni agjencinë në të cilën dëshironi të punoni apo tek ajo ku ju dëshironi të shpalosni aftësitë tuaja. Më pas filloni t’i studioni: mësoni historinë e tyre, arritjet më të rëndësishme, momentet e vështira dhe pikat e dobëta, cilët janë drejtuesit, cilat janë vlerat e agjencisë, në mënyrë që të kuptoni më mirë se si ta prezantoni veten. Intervista e punës do të bëhet më e thjeshtë.
Krijoni një projekt
Një projekt është më efikasi se çdo gjë tjetër, sepse ai është prova më e mirë se çfarë dini të bëni e se çfarë mund t’i ofroni agjencisë, si për shembull, të zgjidhni një problem ose të krijoni një mundësi të re fitimi. Nuk jeni një nga shumë njerëzit të cilët kërkoni një punë, por një profesionist, i cili bën ndryshimin.
Bëhuni autokandidat
Përpiquni të futeni në kontakt me një person, i cili punon në një agjenci ose që njeh dikë që bën këtë gjë. Duke u prezantuar nga dikush tjetër, ju do të mund të shmangni mosbesimin ndaj një kandidati që nuk njihet. Nëse nuk ia arrini, vetëpropozohuni. Insistoni me kortezi për të pasur një takim, nëse nuk ndodh gjë, kaloni në një agjenci tjetër.
Dilni sa më shumë
Të kërkuarit e një pune është si bërja e sportit: nëse jeni vetëm dhe pak të motivuar, nuk arrini ta bëni. Por, nëse jeni të shoqëruar, gjërat ndryshojnë: qëndrueshmëria dhe disiplina janë cilësi të cilat mbahen më lehtë me të tjerët. Duke u konfrontuar dhe duke folur jo vetëm që do të mund të gjeni punën, e cila bën për ju, por do të shmangni edhe rënien në depresion. Pra, sa më shumë “antena” të dispononi, aq më të thjeshtë do ta keni të kapni mundësitë e reja.