Si të ulim numrin e kokegdhenjve
Nga Edmond Arizaj –
Thone: Vendin tone e levdojne te huajt…Patjeter. Kushdo qe e viziton, qe pushon, qe eksploron, e levdon vendin tone. Pohimin po e le me kaq, sikur kjo ndodh vec me vendin tone. Tani kam une disa pyetje. Keni hasur ndonje gjermane te vije te punoje ne fasonet shqiptare? Ju ka rastisur ndonje italiane te vere kufjet ne “kollsenterat” shqiptare? Keni verejtur ndonje grek te vije te vjele mollet e portokallet tona? Keni dredhur cigare me ndonje britanik qe punon tokat ne Lushnje? Ju ka rastisur te mos merreni vesh me ndonje kamarier spanjoll ne brigjet turistike shqiptare? Me siguri jo. Ka pronare te tille, te pakte, por ka. Jo punetore. Jo nga ata qe u bie bretku e i keputet kurrizi. Ky zoterinj te pamend e lehtesisht akuzonjes eshte ndryshimi gjigand, mes atyre qe na levdojne vendin, dhe “ata qe nuk e duan vendin”. Sepse ata qe e levdojne, ku futen edhe shfrytezuesit shqiptare qe ju i harroni, i thithin vetem nektarin vendit. “Ata qe nuk e duan vendin” u vete syri jo vetem tek bujtinat ku shtrohet mishi qengjit per ata qe na levdojne, por edhe te femijet e zhveshur qe kalojne mes lumit per ne shkolle, sepse nuk kane nje ure; jo vetem tek perendimi i Diellit buze detit me nje kokteil para brenda cadres alla arabe, por edhe tek vajza vrarelie qe shetit gjithe bregun per te shitur mollesheqeri qe te bleje librat e shkolles; jo vetem tek shkelqimi dhe shtrenjtesia e jetes tek ata qe shesin kromin e Bulqizes, por edhe tek minatori qe vdes pa mbushur te 45 duke i lene familjes vetem borxhe e femijes trashegimine e mbledhjes se gureve te kromit me kosha; jo vetem tek copat e rrobat qe prodhojne grate e vajzat shqiptare ne fasoneri, por edhe helmet qe thithin perdite, e rrogen e mjere qe u takon per 12 ore pune ne dite. Keto e shume te tjera. E qe te vazhdoj me pyetje, zoti kokegdhe: Cili i mbron punetoret tane?! Dashamiresia e pronarit? Zemergjeresia e shtetit? Fati? Zoti? Ti qe therret o sa mire me qene shqiptar ohej? Cili pra? Sepse nuk ka sindikata, nese e di se cfare jane. Jane ato organizime te verteta, qe minimumi i tundin dhembet pronarit e shtetit bashke, per orarin e punes, per oret jashte orarit, per kushtet e punes, per pagen minimale, per ruajtjen e dinjitetit, per sigurimet shendetesore, etj. A e di pse nuk ka te tilla? Sepse te gjitheve, pa perjashtim te gjitheve, u pelqen te drejtojne skllever. Dhe ikin te rinjte. Jo vetem ata. Ikin dhe mosha te tjera. Ikin per te mos qene skllever. Disa thone ikin per ekonomi me te mire. “Ata qe nuk e duan vendin” thone se ikin per te qene njerez te lire. Qofte edhe pa pasur ne kurriz damkat qe u ngjisin njerez kokegdhenj, levdonjesit e boshesise.
Cbere ti?
Po dakort. “Ata qe nuk e duan vendin” bene nje vere ne uje. Thjesht shkruajten ndonje fjali, kaq dinin. Po ti vete, akuzonjes, c’bere ti? Ti shkon e i lepihesh te deleguarit, apo kandidatit te rradhes prej 30 vjetesh. Ti shkon i jargavitesh zyrtarucit per nje vend pune. Ti paguan leke per nje vend pune. Ti jep para nen dore per te perfituar padrejtesisht. Ti paguan naten per te perfituar legalizimin diten. Ti flet keq per tjetrin qe te ngresh piket e tua. Ti shfrytezon forcen mbi me te dobetin. Ti shkel c’ke poshte dhe puth c’ke larte. Ti ngre doren kunder vellait. Ti rreh gruan. Ti shet ende vajzen. Ti lepin cke peshtyre nje dite me pare. Ti hidhesh ne flake e ne zjarr per parti qe as e di cfare jane. Ty s’te ka pjerdhur ndonjehere askush, e ti prape u shtrohesh si qilim ku te kalojne me kembet e tyre. Mendimi yt as perfillet, por ti sulmon komshiun me bindje te tjera. Ti nuk ngre as zerin kur ta shtyjne thelle e me thelle. Ti nuk guxon t’i zesh me gure kur te bejne pazar per voten tende, qe eshte liria jote e vetme sot, por edhe ate ta duan me foto dhe ti pranon. Ti sulmon policin pa e ditur sakrificen e tij. Ti sulmon mjekun pa i ditur mundimet e tij. Ti sulmon mesuesin pa ditur brengen e tij. Ti sulmon ushtarakun pa ditur lodhjen e tij. Ti sulmon nje vajze pa ditur enderrat e saj. Ti sheh gjithe diten telenovela e programe bajate, e pastaj nis i shan ne rrjetet sociale duke u bere dyfish pagatori i tyre, pa e kuptuar, si kokegdhe qe je.Ti je njeriu i zi i nates qe dikur bente letra anonime, e sot flet nen anonimitet. Je njeriu i ri. Ti e gjen hakmarrjen tende per denigrimin qe te behet vit pas viti, tek sulmet e poshtra ndaj kengetareve, ndaj te rinjve, ndaj te suksesshmeve te vertete, ndaj familjeve, ndaj nje personi te rene ne hall e te nxjerre paturpesisht mediatikisht si i lidhur tek rrapi i fshatit, qe ti kokegdhe se bashku me sivellezerit dhe simotrat te shkoni ta peshtyni, me kenaqesine e zeze se ja paska dhe me keq se ju, se ja mund te poshterohet dikush me shume nga ju. Dhe pasi kruani koqet duke hapur shalet ne cdo stacion autobuzi, pasi peshtyni e gelbazni trotuareve, pasi shurrosni mes qytetit, pasi gromesini rende teksa fshini me shpinen e dores pikat e birres nga mjekra, pasi ecni krah per krah duke folur me ate banalitetin qe te sjell zorret ne fyt, apo edhe pasi nxirrni qenin shetitje duke i qeshur teksa dhjet rrugeve, hyni adrese me adrese, portal me portal, shkrim me shkrim, duke shperndare injorancen, vulgun, plehun, dhe te pegeren qe perfaqesoni. Ja c’ben ti kokegdhe bashke me te ngjashmit e tu. Vetem helmon. Ti nuk je kurre i denje per vendin tend. Sepse nese “ata qe nuk e duan vendin” thone me aq sa kane mundesi: O mik, ta kane nxjerre njerin sy, ruaj tjetrin dhe kerko drejtesi per syrin e humbur, ti kokegdhe bashke me ata te tjeret qe levdojne thoni: O sa mire shef me kete syrin qe mbeti.
Zgjidhja
Sepse duhet nje zgjidhje. Sepse thone pastaj kokegdhenjte e tjere: po jep nje zgjidhje, ose pse flet!!! A thua ata qe u vijne perdite per “t’u qare hallet” nuk jane ata qe duhet t’u japin dhe zgjidhjet! Por sigurisht, prapanicat tuaja te shpuara, nuk kane aq guxim sa te ngrene zerin me fytyre dhe emer. Aty jeni duartrokites dhe buzeqeshes. Gjithsesi, sipas “atyre qe nuk e duan vendin”, edhe nje zgjidhje ka, per te shpetuar sidomos nga kokegdhenjte, nga ata qe vec helmojne ne cdo fjale, qe kane aq helm sa mund te barabiten me nje neperke, qe nxjerrin aq vrer mbi kedo (imagjino, po Redon Makashin pse duhet ta baltosnin pak dite me pare!!! Po per Igli Taren pse duhet te flisnin me aq mllef!!! Doni te shihni nivelin tone te vertete kulturor, arsimor dhe edukativ, hyni dhe lexoni komentet ne faqet e medha te rrjeteve sociale, per cfaredo lloj teme, nga lindjet tek vdekjet. Do te tmerroheni!), qe as nuk lexojne kurre se c’thuhet, por leshojne fjalet e tyre qe turperojne abetaren, si togfjalesha njerezish rritur rrugeve, e lidhur me qente. Zgjidhja eshte nje, e vetme, e gjate, e veshtire, por jo e pamundur: Arsim, edukim, kulture. Arsim deri ne skajin me te larget te vendit. Cdo femije i ketij vendi te shihet si nje pasuri dhe per te te investohet, te hyjme edhe ne borxh. Edukim, qofte edhe me shkop. Fjalet “magjike” (kokegdhe, te lutem, me fal, faleminderit etj, jane shqip), qe dallojne nje njeri te qyteteruar nga nje kokegdhe, te mesohen me detyrim. Kultura, eshte pak e veshtire kur nuk e ke tradite. Por le te niset nga nje gje e vogel: qe femije te detyrohen t’i drejtohen shokut me “zoteri” dhe jo me “ore ti”. Besoj pas 20 vjetesh mund te kete ndryshime. Te pakten ne numrin e kokegdhenjve.