Si u dogj Rajhshtag-u dhe simbolika me parlamentin shqiptar

…Ndoshta një ditë Meta do ta rrëfejë vetë nëse kur përmendi djegien e Rajshtagut nga Hitleri 86 vjet më parë, nënkuptonte ose jo Edi Ramën në Shqipëri dhe djegien e parlamentit..

Nga Roland Qafoku –

Brenda lajmit se për herë të parë një president i Shqipërisë po merrej në pyetje nga një komision i posaçëm hetimor parlamentar për ta shkarkuar nga detyra, një deklaratë e bujshme u bë superlajm. Ilir Meta la pa fjalë jo vetëm komisionin por gjithë opinionin publik kur deklaroi se kishte patur informacione se protestuesit e opozitës kishin planifikuar të digjnin parlamentin. E thënë fjalë për fjalë nga goja e kreut të shtetit perifrazojmë:
Presidenti nuk mund të pranonte, lejonte apo të mos shmangte një Rajhshtag të ri në Shqipëri, e cila mund të prodhonte jo vetëm plagosje të policisë dhe qytetarëve, por edhe një shkatërrim të imazhit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin tim, pas këtyre informacioneve, gjykuam se ishte momenti i duhur për të parandaluar një ngjarje që mund të sillte pasoja të mëdha.”
Po përse presidenti Meta e krahasoi këtë informacion me një ngjarje të një kohe shumë të largët më 27 shkurt 1933, për të tepër të ndodhur në një shtet larg Shqipërisë, në Gjermaninë e Adolf Hitlerit? Çfarë lidhje ka djegia e godinës së parlamentin gjerman e njohjur Rajhshtag 86 vite më parë me godinën e parlamentit të Tiranës të cilën protestues të opozitës disa herë përgjatë vitit 2019 e kanë sulmuar me bomba Molotov por janë penguar nga policia? Çfarë simbolike fshihet me fjalën “djegia e Rajhshtagut” me godinën e seancave plenare të parlamentit shqiptar të ndërtuar në 1955 nga një inxhiner rus dhe një shqiptar? A ka vend për analogji mes ngjarjes në Gjermani pas të cilës Adolf Hitler mori superpushtet dhe Shqipërisë së Edi Ramës së vitit 2019 nëse do digjej godina e parlamentit? Dhe meqënëse presidenti bën krahasim, në informacionin top sekret që ai dispononte, a kishte të dhëna sipas të cilës segmente të kësaj mazhorance jo vbetëm ishin të intyeresuait, por kanë patur dorë në një plan të mundshëm në djegien e parlamentit?
Më 27 shkurt 1933 në Berllin të Gjermanisë ndodhi një ngjarje që ka hyrë në pjesën e zezë të historisë së këtij vendi dhe jo vetëm. U shkrumbua godina e parlamentit ose siç njihet në Gjermani Reichstag (Rajhshtag). Adol Hitler mbante detyrën e kancelarit, por pushteti i tij nuk ishte i gjerë. Pikërisht me djegien e parlamenti nisi edhe udhëtimi i makinerisë së tij drejt një pushteti absolut. Kjo shërbeu si arsye madhore që Hitleri të niste një valë spatrimesh duke akuzuar komunistët por që viktimë reale ishin kundërshtarët politikë. Natyrisht që në aksion u hodhën besnikët më të flaktë të asaj që po synonte dhe planifikonte ai.
Në librin “Ngritja dhe rënia e Rajhut të Tretë”, gazetari dhe historiani amerikan Willim Shirer, e jep aq mjeshtërisht ngjarjen, nga e cila nga kancelar e bëri Adolf Hitlerin diktator (Shirer L. William, Ngritja dhe Rënia e Rajhut të Tretë, përkthyer nga Pjetër Arbnori, Botime Onufri, Tiranë 2004, faqe 251-257).
Si fillim Shirer e nis me pjesë nga ditari i Joseph Goebels (Zhozef Gebels), ministri i Propagandës në qeverinë e Hitlerit.
Shkruan Goebels:
“Ishim në shtëpinë time, me familjen tim dhe me Hiterin. Mora një thirrje telefonike nga doktor Hanfshtengli: Reishcteg po digjet. Mendova i sigurtë që ishte shaka prandaj nuk i thashhë Fyhrerit. Pas pak u mendova se mos nuk ishte shaka. Disa sekonda më vonë unë dhe Fyhrer-i shkuam me 100 në orë në bulevardin Sharlotenburg, drejt vendit të krimit”.
Teksa flakët përpinin kupolën e Rajhshtagut, Hermann Gering, ministri pa portofol dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hitlerit, iu drejtuar shefit të ri të Gestapos, Rudolf Dils me fjalët:
“Ky është një krim komunist kundër qeverisë së re. Nuk duhet humbur asnjë minutë. Duhet të jesh i pamëshirshëm. Të gjithë udhëheqësit komunistë duhen rroposur përdhe kudo që të gjenden. Që këtë natë të varen në vend të gjithë deputetët komunistë”.
Dhe plani nisi të zbatohej. U arrestua Mariunus Vab Der Lube, një komunist hollandez gjysmë idiot dhe një maniak zjarrëvëniesh. Në një farë mënyre ai ishte bekim për nazistët sepse mburrej nëpër bare e restorante se do ti vinte zjarrin ndërtesave publike dhe se shumë shpejt radhën e kishte Rajhshtag-u. Der Lube u mashtua mjeshtërisht nga nazistët dhe ai u dënua me vdekje por që në realitet trupat e sulmit duhet të bënin pjesën më të madhe të aksionit. Dhe në fakt kjo ndodhi. Gjithçka u realizua pikë për pikë sipas një plani të detajuar.
Këtë e vërtetojnë disa dëshmi por tre janë më kryesoret. Gjatë gjyqit të Nurenbergut, Hans Gizevius, funksionar i ministrisë së Brendshme deklaroi:
“Ishte Gëbëlesi që kishte menduar i pari ti vinte zjarrin Rajhshtagut”.
Dhe e dyta po në gyqin e Nurenbergut është nga gjenerali Franc Halder, shefi i shtabit të Përgjithshëm të Luftës së Dytë Botërore të Gjermanisë, i cili foli për “mburrjen madhe të Geringut” siç e quante ai atë që dëgjoi me veshët e vet.
“Në një drekë të shtruar për përvjetorin e lindjes së Fyhrerit në 1942, ra biseda për ndërtesën e Rajhshatg-ut dhe për vlerën e saj artsitike. E kam dëgjuar me veshët e mi Geringun që ndërpreu bisedën duke thirrur: I vetmi që e njoh me të vërtetë Rajhshtag-un jam unë, sepse unë i kam vënë zjarrin” dhe me këto fjalë ai i ra fort me pëllëmbë kofshëve”.
E treat vjen nga Rudolf Dils, shefi i Gestapos, njeriu që kishte më shumë informacion se çdokush tjetër:
“Gering e dinte me saktësi se si do të ndodhjte zjarri. Ai kishte urdhëruar të përgatiste përpara djegies një listë njerëzish që duheshin arrestuar më pas”.
Plani vijonte të zbatohej saktësisht. Të nesërmen e ngjarjes, më 28 shkurt, Hitleri si kancelar i mbushi mendjen presidentit Paul Von Hinderburg të nënshkruante një dekret për mbrojtjen e popullit dhe të shtetit duke pezulluar 7 kapitujt e Kushtetutës që garantonin lirinë individuale dhe qyteëtrare. Këtu përfshiheshin, shprehjen e lirë, lirinë e shtypit, kufizimet për të drejtat e mbledhjes, shkelja e fshehtësisë së komunikimeve postare, kufizime për pronën dhe urdhër për kontrolle etj. Pra, Hitleri kishte mundësi njo vetëm t’u mbyllte gojën ligjërisht kundërshtarëve por edhe ti arrestonte sipas qefit të vet.
Dekreti autorizonte qeverinë e Rajhut të merrte plotësisht në dorë pushtetin ndër shtetet e Federatës dhe nëse e ndjente nevojën parashikonte dënime me vdekje për një numër krimesh. Tani parlamentin do e zgjidhte Partia Naziste. Marshimi drejt pushtetit absolut nuk kishte më pengesë. Kancelari dhe presidenti shkriheshin në një post dhe këtu nisi superpushteti i Adolf Hitlerit që më pas mori edhe cilësimin Fyrher. E gjithë kjo ndodhi në më pak se një muaj. Më 23 mars 1933 Adolf Hitleri ishte Zoti i Gjermanisë.
Përse presidenti Meta përdori fjalët “Presidenti nuk mund të pranonte, lejonte, apo të mos shmangte një Rajhshtag të ri në Shqipëri,”? A e kishte fjalën për këtë histori që treguam? Prej disa muajsh, që kur nisi përplasja e Metës me kryeministrin Edi Rama, simbolika ka qenë një formë e shpeshtë e përdour prej kreut të shtetit. Herë me alpinizëm, herë me not, herë udhëtime në Bjeshkë e herë duke luajtur me kafshë shtëpiake, presidenti duket se i ka dërguar mesazhe të koduara kryeministrit. Për “Rajhshtagun” ende nuk jemi plotësisht të sigurtë nëse është vijim i këtyre mesazheve. Ndoshta një ditë Meta do ta rrëfejë vetë nëse kur përmendi djegien e Rajshtagut nga Hitleri 86 vjet më parë, nënkuptonte ose jo Edi Ramën në Shqipëri dhe djegien e parlamentit. Të presim.

SHKARKO APP