Siguria dhe NATO, prioritet nr. 1 i platformës Basha dhe i Ambasadores së SHBA
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj*
Paraprakisht, dëshiroj të qartësoj kolegët, dashamirësit, përfshi ata/o që kanë rezerva në raport me “rreshtimin tim politik”, dhe këdo tjetër të interesuar se, nga funksioni i këshilltarit ushtarak të ish-Presidentit, Zotit NISHANI për rreth 4 vjet, kam bërë vetëm oponencë të përgjegjëshme profesionale (brenda dhe jashtë vendit) ndaj qeverisjes-Rama dhe ministres Kodheli, për arrogancën staliniste; deformim bolshevik të balancave kushtetuese, uljen drastike të buxhetit (nivelin më të ulët, 0.75 % në vitin 2017); shpërdorimin biografik të personelit në FA; vënien në shërbim të interesave të krimit të infrastrukturave detare, ajrore, tokësore; korrupsionin me objektet, burime të mbrojtjes dhe degradimin e vendit, në fund të listës në NATO.
Në planin zyrtar e kam “inventar krenarie” përballjen me Ramën, Kodhelin dhe anëtarët e ish-Komisionit të (rrezikut) Sigurisë Kombëtare: “më i diskretituari në historinë 100 vjeçare të parlamentarizmit në RSH dhe jo vetëm”. Kjo pasi, mbështetur edhe në ekpertizën, dhe kurajon zyrtare, dy ligjet themelore të reformës së mbrojtjes (mbi pushtetet dhe karrierës në FA) u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese (2 me 0). Pra, u rrëzua dalldisja e “udhëheqësit të ndritur” për t`u bërë edhe Komandant edhe Komisar (2K) si vetë diktatori-Enver Hoxha, ose e thënë me këngën Golikut të Bënçës: “Historia seç të deshi, Komandat dhe Komisar”! Turp & marrëzi njëherësh.
Po ashtu, në planin personal dhe familjar, jam shumë i lumtur që përballjen ligjore me dalldisjen-Kodheli&co e kam fituar në 2 procese dhe 6 vendime (6 me 0) në 3 shkallët e gjykatave, me ri-kthimin në funksionin e këshilltarit; gradën gjeneral dhe pagesat sipas ligjeve.
Së dyti, mbas shtatorit 2017, përveç mbesa e bllokut-komunist (ideologut-marksit S. Pëllumbi), si dhe bashkëshortja e një sekseri-pa emër në PS, vështirë të gjeje/sh ndonjë vlerë, aq më pak kontribute të spikatura që të lidhej/t funsioni i MM, me CV-në e zonjës Olta Xhaçka.
Gjithësesi, dëshiroj ta bëj publike se, me shqetësimin e gjeneralit dhe funksioneve të larta që kam ushtruar në FA dhe NATO, që ditën e parë të shpalljes si Minsistre, i kam adresuar Znj. Xhaçka një mesazh-urimi, me këshilla inkurajuese: “Mbi sfidën fisnike të MM; domosdoshmërinë për të bërë diferencën me paraardhësen, në qasje gjithëpërshirëse; mjekimin e arrogancës, harmonizimin e pushteteve, rritjen e buxhetit dhe aftësive operacionale, përmirësimin e trajtimit të personelit dhe kohezionit në FA, etj.”! Përgjigja-emocionale, por premtuese gjithësesi: “faleminderit Gjeneral, e çmoj shumë mesazhin & gatishmërinë Tuaj për të bashkëpunuar, etj”!
Dhe kështu, nuk mundet ta lë pa i “dhënë “kredite +”, Znj Xhaçka për “vullnetin për të mjekuar arrogancën-staliniste të paraardhëses”, p.sh, një listë e gjatë ushtarakësh, të larguar pa te drejtë, i’u dha pagesat sipas vendimeve të gjykatës, bile për disa të tjerë shkoi përtej “paragjykimeve biografike” duke i ri-kthyer në detyrat aktive në FA, përfshi rambo-n dhe komandantin e Forcave Speciale në misionet luftarake të NATO-s, Kolonel Dritan Demiraj; ish-drejtorin e Inteligjencës Ushtarake, Kolonel Zylaj, etj.
Thënë këtë, sigurisht nuk do bëj kurrë publike, (326 produkte strategjike), nga draft-platforma-Presidenciale (ditën e parë 23 korrik 2017); vlerësimet dhe rekomandimet që i kam paraqitur Presidentit META, gjatë vijimit në funksionin e këshilltarit, deri ditën e fundit (30 shtator 2019).
Por, nuk mundet ta lë pa e përmendur “zhgënjimin zyrtar” se, nën drejtimin e Znj. Xhaçka, mbas shtatorit 2017, institucioni i Mbrojtjes ka bëra hapa mbrapa, si dhe ka përkeqësuar statusin “me meritë” të RSH në NATO (nga 5 vendet e para në 2012, e fundit fare ndër 29 vendet anëtare).
Kjo, jo vetëm për vijimin e uljes të shpenzimeve reale për mbrojten (rreth 1 %, pa konsideruar rrëmbimet (pa e pyetur fare MM) e buxhetit me VKM dhe procedura “sekret” për spitalin e traumës, emergjencat civile, si dhe shpenzimet për helikopterë, blerje e pajisjeve mbrojtëse dhe shpërblimin e personelit të MB); por edhe përkeqësimin e balancave të pushtetit. Dhe pamvarësisht vendimit historik të Gjykatës Kushtetuese, MM as nuk njeh publikisht (në kohë paqe), as e informon zyrtarisht për emërimet apo shkarkimet në funksionet kushtetuese (?), ndërsa zv/MM e quan “çun problematik”, Presidentin dhe Komandantin e Përgjithshëm të FA!
Po ashtu, përpjekjeve (në shpërdorim të detyrës) për “legjitimimin” e abuzimeve-korruptive nga paraardhësja me objektet dhe burimet e mbrojtjes së FA (dhjetëra infrastruktura, qindra objekte dhe mijëra sipërfaqe, u janë dorovitur familjarëve psh, rreth 5 ha vëllait të PM dhe militantëve-sekserë të rilindjes); pa-përgjegjshmërisë-cinike me praktikat për: “Blerje uniforma ushtarake, ku fitues shpallet me diferencë 1 milion Euro nga oferta më e ulët; blerje të GPS dhe sencorët e karburantit edhe për mjetet që janë jashtë përdorimit të FA (rreth 30%), etj, praktika që përveçse “mbajnë erë…”, janë zhvilluar mes/mbas tërmeteve 2019, pra, përkundër nevojave jetike që kanë qytetarët e dëmtuar si dhe kërkesave kritike për kapapacitete operacionale në FA.
Thënë sa më lart, për këtë keq-dështim, ministria e mbrojtjes, nuk mundet të fshihet pas, dhe as të mbulojë me “gjethe fiku” si fotot-lakuriq të “udhëheqësit legjendar”; as me statuset në FB: “5-6 refugjatë shpëtohen nga anija jonë në Egje”, dhe as mbas termave teknike të marrëveshjeve, kur p.sh pothuaj e gjithë flota e helikoptereve, janë “në tokë”, jashtë aftësive operacionale (për mungesë karburanti, të shërbimeve, stërvitjeve të pilotëve, etj); kur disa qindra 10 ushtarakë; rreth 50 % të FS, profesionist elitarë, “flaken jashtë FA dhe në rresht” për t`u punësur roje në Ambasada; kompanitë private të sigurisë, ose “nga sytë këmbët” në Gjermani, Itali, etj.
Po ashtu, pa-aftësia, e Zonjës Xhaçka nuk mund të “heroin-izohet as mëshirohet” duke shkuar në zyrë/detyrë deri ditën e lindjes. Kjo qasje u kujton shqiparëve të sunduar nga “pushteti kriminal i bllokmenëve të vjetër”, histori makabre kur nënat dhe motrat e tyre, venin në kooperativë (ose ndërmarrje) “me barkun te goja”, deri ditën ose lindnin në arë, dhe nga dita tjetër pas-lindjes, me djepin e femijës dhe bellçikun me vete, “kamikaze” për të mbrojtur (jo Atdheun!), por pushtetin e byroistëve të rrjedhur, nga armiqtë e brendshëm, NATO, imperialistët, USA, social-iperialistët sovjetikë, ose të gjitha së bashku. Për të qarë dhe për qeshur njëherësh!
Së treti, besoj fort se, ekperienca, ekpeprtiza dhe kontributet në fushën e reformave të sigurisë kombëtare dhe para/pas anëtarësimit në NATO, kanë qenë faktorët themelorë në vendimarrjen e Zotit BASHA për të më besuar në këtë funksion politik. Ndihem i vlerësuar dhe motivuar për të kontribuar me përkushtim, përgjegjshmëri dhe përulësi shtesë.
Gjithashtu, dua të shpreh përbuzjen më të thellë që përkushtimi shembullor, sakrificat sublime, përulësia fisnike ndaj detyrës dhe ndershmëria e spikatur e ushtarakëve, policisë se shtetit, inteligjencës, emergjencave civile, të shpërdorohen dhe hipotekohen si “bankë-votash e militantëve-ordinerë” në favor të një partie politike.
Thenë këtë, nënvzioj se, përfshi shembullin e mëposhtëm, ose cilido tjetër që shkel ligjin, kodin e ushtarakut, nuk ka për të patur kurrë as avokati-politike, as si koleg/ushtarak, as si Gjeneral (r).
Por, nuk mund të heshtja, kur detari/profesionisti nr. 1 në forcat detare, Kapiten i Rangut parë (= Kolonel), Adnand AGASTRA, me 30 vjet ekperiencë me integritet në FDSH; i arsimuar në Kolegjin e Lartë të Detarisë në SHBA, në Komandën e Napolit dhe atë Supreme të NATO-s, etj “shkarkohet pa-motivacion” edhe pse “fiton përballjen për dhënien e masës disiplinore ndaj Tij”; pasi sorollatet për 2 muaj, degdiset/emërohet në Qëndrën e Stervitjes Bazë, Bunavi, pra në një detyrë që nuk ka asnjë lidhje me edukimin, eksperiencën dhe nevojat jetike që kanë forcat detare për personel të kualifikuar dhe me ekperiencë të dalluar në fushën e detit.
E gjithë kjo marrëzi është nënshkruar nga MM, por është projektuar “për interesa meskine” të delikuentëve të vegjël në trup, shpirt dhe në mendje. Kështu, përgjegjësia politike bie mbi Ministren e “kapur nga paaftësia-bolshevike”, por ajo ligjore dhe në memorien e turpit do hyjnë edhe ata që e kanë inspiruar, që e kanë gatuar, por edhe ata/o që fërkojnë duart, për këtë qasje të denjë për metodat perverse të sigurimit kriminal të shtetit. Jam i sigurtë se e drejta, as nuk do të harrohet, as nuk do të vonojë shumë!
Kështu, për sa në rubrikën “së dyti”, perfshi dhe përtej rastit të detarit elitar, Agastra, i bëj thirrje publike Znj. Xhaçka, të dorëhiqet nga përgjegjësia shtetërore e Ministrit të Mbrojtjes. Sa më shpejt më mirë për vendin, për FA dhe atë vetë. Për më tepër e këshilloj, të mos bëj “heroinë e partisë së rilindjes”, por mamanë e mirë!
Së fundmi, për këtë degradim në 7 vjet të institucionit të mbrojtjes kombëtare si dhe të pozitës së RSH në NATO, mesazhi përmbledhës për PM-Rama dhe dy ministret-kamikaze: “Paçi faqen e zezë”!
Por, nuk ka kohë as të fërkojmë duart, as të gëzohemi për këtë keq-dështim të turpshëm.
Në të kundërt, përsëris fortë se, përtej dështimit të keq-qeverisjes që po lemë pas, modernizimi i efiçencës së sistemit të sigurisë së qytetarëve dhe rikthimi i dinjitetit të merituar të RSH në NATO mbetet emergjencë kombëtare dhe prioritet nr 1 i plaftormës së qeverisjes-BASHA!
Ndërsa si “konçidencë (!)”, citoj Ambasadoren e sapo emëruar, Sh.S Znj Yuri KIM: “Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie”! Konsideruar këtë, jam shpresëplotë se edhe me mbështetjen e SHBA do ja dalim.
*Gjeneral ®. Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, ish-Këshilltar i Mbrojtjes/Ushtarak për 2 President të Republikës; Zv/SHASHPFA dhe Përfaqësues i RSH në Komandën e NATO-s.