Sinqerisht, për Lulzim Bashën
Nga Dritan Hila
1-Hiq dore nga deklaratat tip trakt prodhim i vitit 1941, me steriotipe "populli do çohet fuqishem kunder klikes", "pabesish ne eresiren e nates", etj. Mos shkruaj si ne epoken e shaptilografit.
2-Mos ço Aldo Bumçin ne sebepe ku mpleksen nderkombetaret. Merret sikur nuk e ke seriozisht.
3-Mos u ngaterro me bregasit kur keta kapen per pune feje dhe ne mes futet dhe Janullatosi me Dulen.
Nuk ja dolen otomanet, qe i lane te kullandriseshin me venomet.
4-Janullatosit qe ankohet ne Athine, eshte sikur te krishteret e Nigerise te ankoheshin tek Renzi i Italise.
Janullatosi e ben per hesap te vet, por ty nuk dine ne ç'kallep te fusin.
5-Meqe demokratet te kane zgjedhur bari te tyre, hap syte te besh perçorin e tufes tende e jo te blegerish per ate te Janullatosit. Se tufa jote te ka marre rruget per hesap te vet.
6-Dy vjet iken si iken. Tani e prapa mendo te besh opozite.
Nese shpreson te vish ne pushtet ne nje aleance me LSI-ne, Meta edhe mund te pranoje, nëse ti do kenaqeshe me 4 ministri.
Por si po i çon punet, duhet te nxitosh, pasi me vone mund ta quaje kerkese te egzagjeruar.