Siria, Obama dhe Putin

Thomas L. Friedman/The New York Times

Shkëlqesia Juaj, unë dal sërish në mbrojtje të politikës së jashtme të Presidentit barack Obama në Siri.

Obama ka patur të drejtë në dyzimin e tij lidhur me përfshirjen në Siri. Por ai nuk e gjeti kurrë guximin për t’ia shpjeguar arsye e dyzimit të tij popullit amerikan. Ai vazhdon të bëjë dhe të thotë gjëra që nuk i burojnë nga brenda dhe kështu ka krijuar një prob botëve më të këqija: Retorika e tij e tejkalon politikën dhe politika nuk funksionon.

Ndërkohë, kritikëve republikanë të Obamës iu mungon mençuria e përvojës tonë. Ata advokojnë fort për “zjarr, gatishmëri, synime” në Siri pa asnjë arsye të besueshme se qasja e tyre do të funksionojë më mirë se në Irak apo Libi për ne. Njerëz që nuk dinë si të ndreqin rrethinat e Baltimorës mendojnë se mund të shpëtojnë qendrën e Aleppos – nga ajri!

Personalisht, do të marr udhëheqjen e atyre që iu mungon kurajo e dyzimit të tyre ndaj kritikave të atyre që iu mungon zgjuarsia e përvojës së tyre. Por dyzimi nuk ëhstë një licencë për të mos bërë asgjë. Ne mund të bëjmë gjëra që bëjnë diferencën, por vetëm nëse i shohim armiqtë dhe aleatët tanë në Siri me sy të pastër.

Për shembull, klisheja që mbretëron sot është se dhelpra dinake, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka anashkaluar sërish amerikanët, duke dërguar disa trupa, avionë dhe tanke në Siri për të rimëkëmbur regjimin e Presidentit Bashar al-Assad dhe për të luftuar forcat e Shtetit Islamik që e kërcënojnë atë. Ah sikur të kishim edhe ne një president kaq të guximshëm, kaq të fortë, kaq të mençur.

Vërtet? Le të mendojmë për këtë: Le të themi se SHBA-të nuk kanë bërë asgjë deri tani dhe se e lejuan Putinin që të nisë bombardimet ndaj ISIS dhe të rimëkëmbë Assadin. Sa kohë më parë çdo sunit mysliman në Lindjen e Mesme, për të mos  thënë çdo xhihadist, e mbante foton e Putinit në celularin  tij?

Myslimanët sunitë janë shumica dërrmuese në Siri. Ata janë sekti mbizotërues në botën arabe. Putini dhe Rusia do të shihen se subjektet që po të mbrojnë vetëm Assadin, një kriminel lufte alavit/shiit pro iranian. Putini do të bëjë armike të gjithë botën myslimane, përfshi edhe myslimanët rusë.

Për më tepër, le të themi se mund të ndodhë mrekulli dhe rusët ta mposhtin ISIS-in. E vetmja mënyrë për t’i mposhtur ata përfundimisht është duke i zëvendësuar me sunitë të moderuar. Cilët sunitë të moderuar do të bashkëpunojnë me Rusinë ndërkohë që Putini shihet si mbrojtësi i vrasësit bombardues ië më shumë sunitëve se askush tjetër në planet, Bashar al-Assad?

Putini shkoi marrëzisht në Siri për t’i treguar popullit të tij se Rusia është ende një fuqi botërore. Por tani ai ndodhet mbi një pemë. Obama dhe John Kerry duhet vetëm ta lënë atje lartë për një muaj – atë dhe Assadin, duke luftuar të vetëm kundër ISIS-it – dhe të shohin teksa ai bëhet armiku numër 1 i botës arabe të sunitëve. “Yo, Vladimir, si po të ecën/”.

E vetmja mënyrë se si mund të zbresë Putini nga pema është me ndihmën tonë duke nxitur një zgjidhje politike në Siri. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse rusët dhe iranianët e dëtyrojnë Assadin – pas tranzicionit – që të tërhiqet dhe të largohet nga vendi, në këmbim të dakordësisë të opozitës që të mbrojë sigurinë bazike dhe inetersat e komunitetit alavit të Assadit, dhe që të dyja palët e mirëpresin një forcë ndërkombëtare në terren për ta garantuar marrëveshjen.

Por që të shkojmjë deri atje duhet që ta lidhim retorikën tonë me interesat që kemi në Siri. Interesat tona në këtë moment janë që të eliminojmë ose ta kufizojmë dy rreziqet më të mëdha: ISIS-in – rritja e të cilës mund të kërcënojë ishullin e pqatë në rajon si Libanin, Kurdët dhe Jordaninë – dhe tragjedinë e refugjatëve sirianë, numri i të cilëve po rritet aq shumë sa që po e mbushin Libanin dhe Jordaninë dhe nëse vazhdojnë, mund ta destabilizojnë Bashkimin Europian, partnerin tonë jetik në botë.

Nëse duam diçka më të mirë – demokraci multisektare sa më shpejt në Siri – ne duhet të hymë brenda dhe ta ndërtojmë vetë. Nocioni se mjafton të armatosim sa më shumë sirianë të moderuar është budallallëk.

Gjatë fund-javës së kaluar The Times raportoi se “afërisht 30,000 lufëttarë të huaj kanë udhëtuar nga Iraku për në Siri nga më shumë se 100 shtete që prej 2011-s.” Kështu që 30,000 njerëz kanë shkuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it për të promovuar xhihadin dhe kalifatin. Sa arabë dhe myslimanë kanë marrë udhën për në Siri për të promovuar demokracinë multisektare? Qartësisht zero.

Përse duhet të kërkojmë për të moderuar si një njeri në shkretëtirë që kërkon ujë dhe më aps t’i trajnojmë ata, ndërkohë që askush nuk i trajnon xhihadistët që shkojnë atje? Kjo sepse xhihadistët i shtyn një ideal, sado i mbrapshtë qoftë. Nuk ka asnjë masë sirianësh të moderuar që të nxitet nga ideale; ata luftojnë për shtëpitë dhe familjet e tyre, por jo për një ideal abstrakt si demokracia. Ne përpiqemi ta ndreqim këtë me trajnimet e ushtarëve, por kjo nuk do të funksionojë asnjëherë.

A ka demokratë të vërtetë ndërmjet opozitës siriane? Mund të shpresojmë për këtë, por jo edhe aq, po të kihet parasysh organizimi, motivimi dhe cinizmin i kundërshtarëve të tyre.

Çdokush do një ndërhyrje pa u ngjyer në Siri, një nga ato ku t’i bën diçka por pa koston politike të të dërguarit trupa në terren apo të qenit i detyruar të bushk kompromise të pakëndshme me njerëz të papërshtatshëm. Ky nuk është një opsion.

Mendoj se vajtja kuturu e Putinit në Siri në fund do ta bëjë atë më nevojtar se kurrë për një marrëveshje, ose të paktën për një armëpushim, që do ta ndalte rrjedhjen e refugjatëve. Nëse e arrijmë këtë, do të kemi bërë shumë.

Përshtati: Syri.net

 

SHKARKO APP