Sjellja e Ramës kundër zgjedhjeve të lira është e ngjashme me atë të Gruevskit

Nga Kastriot Islami –
Shqiptaret do te fitojne ne cdo rast por misioni i tyre eshte te sigurojne me asistencen e nderkombetareve edhe ndershmerine e zgjedhjeve te vena ne rrezik nga Gruevski i Tiranes!
Opozita do ti fitoje me shume gjasa zgjedhjet e 25 prillit… Nderkohe, prej kohesh e vazhdimisht, Rama po perpiqet te pengoje fitoren reale te opozites, por duke qene fitorja shume e madhe, ai e ka te pamundur te manipuloje rezultatin, aq sa fitoren e opozites ta ktheje ne humbje te saj! Kjo do te thote se Rama po shkaterron zgjedhjet e lira e te ndershme, kjo eshte tashme evidente. Sjelljet e tij, te monitoruara nga brenda e jashtë, jane te ngjashme me ato te Gruevskit! Ngjajne si dy pika uji! Kjo shqeteson mbi te gjitha votuesit shqiptare, qe kane pasur dhe kane besim te sistemi demokratik dhe kane shume shprese se mbeshtetja nderkombetare nuk do te mungoje, per te mbrojtur me cdo mjet e saktificat e tyre madhore zgjedhjet e lira e te ndershme. Pavaresisht se shume votues nuk besojne me te roli i partnereve per realizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe jane aq te revoltuar sa te angazhohen me gjithcka kane, qofte edhe te vetem per zgjedhjet e lira e te ndershme, po marr guximin ( ju lutem mos me kritikoni per kete guxim qe ju mund ta konsideroni naiv) tju them se partneret do te duhet te kerkojne mekanizma te ngjashem me ato te cmontimit te Gruevskit per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme. Thene kjo, opozita jo vetem nuk duhet te cperqendrohet nga kjo qe po them por duhet te vazhdoje te siguroje me cdo mjet e menyre, madje edhe me me shume energji e angazhim, fitoren e merituar! Suksese per fitoren historike te opozites, ndonese cfare ka bere Rama deri me sot, ndershmeria dhe liria e zgjedhjeve, duken te njollosura rende si asnjehere me pare ne keto 30 vjet!

SHKARKO APP