Skënderbeu që mund ta vrasin shqiptarët!
” Skënderbeu është ai që kemi ngritur në kujtesën tonë kombëtare për 500 vjet, si njeriu që na lidh me Perëndimin. Skënderbeu i parë ka vdek në shtrat, pa e vrarë dot turqit. Këtë të dytin se vrasin dot turqit. Këtë mund ta vrasin vetëm shqiptarët dhe ndaj tyre duhet të jemi të pamëshirshëm. Turkut futini një shkelm bythëve dhe futjani të qeshurës, se idjot ishte”…
Nga Mero Baze
Kur pash një turk që mallkonte Skëndrebun tek varri mu qesh. Edhe pse duket paksa anormale, nuk më krijoi asnjë ndjenjë zemërimi. Më së shumti mu duk si një idjot, që ishte gjetur më në fund varrin e armikut dhe e shante nga nëna.
Por përtej ndjesisë sime, nuk është alarmante që Skënderbeu, si një “Hero Kombëtar” i shqiptarëve, të shahet nga një turk. Skënderbeu ka bërë beteja me turqit, është vrarë me ta, i ka mundur dhe e kanë mundur dhe nuk ka pas ndonjë herë paqe mes tyre, as pas 500 vjetëve.
Kështu që nuk shof ndonjë gjë për tu çuditur nga ky turku i rrjedhur, që erdhi e shau tek varri e iku. Biles më duket jo serioze të merremi me të dhe duke u përmendur emrin, se i bëjmë nder.
Lajm i vërtet, do të ishte nëse një turk do vinte tek vari i Skënderbeut dhe do ta lavdëronte atë. Atëhere do tia vlente të shkruanim dhe të zhbironim, ndryshimin e madh të Turqisë ndaj tij.
Por ajo që është shqetësuese dhe politike lidhur me Skënderbeun, ka të bëj momentin e ri politik që po kalon Shjqipëria në raport me Evropën.
Historia e Skënderbeut, u ka shërbyer shqiptarëve më shumë si identitet evropian, se sa si histori luftëtarësh. Ai na ka shërbyer, më shumë për tu identifikuar me Evropën, se sa për tu dukur se jemi një komb që kemi dhe ne gjeni të mëdhenj luftrash. Skëndrebu është identiteti ynë perëndimor dhe miti që Rilindja Kombëtare përdori për tu identifikuar si një komb Evropian. Ne, nuk na vlen Skëndrebu, për ti bërë bilanc betejash, sa ka vrarë në Domsodovë dhe sa në Albulenë, sa herë e ka marr dhe sa herë ja kanë marrë Krujën, si taktizonte me Vrana Kontin dhe si ja bënte me Hamzan. Ne Skënderbeu na ka shërbyer dhe na shërben, për të na mbajtur me kokë nga Perëndimi.
Nëse vlen dicka për tu parë tek ajo diareja e turkut mbi varrë të Skëndrebut, vlen të shikohet kush janë ata shqiptarë që e shoqëruan, dëgjuan dhe durartokitën dhe cfarë përfaqësojnë ata në këtë vend.
Ky është i vetmi problem që duhet ta shikojmë me seriozitet, jo për tu marrë personalisht me ta, por për të kuptuar nëse kemi ndonjë prirje apo rrezik real, për të goditur identitetin tonë perëndimor.
Kombi shqiptarë ka vetëm një rrugë për të mbijetuar për tu forcuar dhe për të bërë histori suksesi dhe ato janë vlerat perëndimore. Fal orientimit tonë perëndimor, kombi shqiptar u bë me dy shtet brenda një shekulli, dhe shqiptarët janë sot në pozitat më të mira se kurrë në gjithë rajonin, pamvarëissht problemeve të brendëshme që kanë. Nëse nuk do kishim orientimin tonë perëndimor, ne nuk do tia kishim dal dot.
Prandaj nëse ja vlen të jemi të shqetësuar ndonjë herë, duhet të shqetësohemi vetëm nëse dikush në këtë vend, por dhe mes shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni a Mal të Zi, tentojnë të kthejenë kokën nga Lindja dhe të mastrubohen me diare të tilla, si kjo e atij turkut mbi varrin e Skëndrebeut në Lezhë.
Kjo duhet parë me kujdes, dhe këtu duhet të angazhohen gjithë institucionet e sigurisë kombëtare, politika, shtypi dhe shoqëria civile. Për sa kohë që ka turq që shajnë Skënderbeun jemi në rregull, por kur dalin shqiptarë të durtrokasin turkun, duhet të mendohemi mirë. Skënderbeu nuk është Ai, që ka luftuar me Turqit, thjesht si luftëtarë, apo si prijës i krerëve të fiseve shqiptare. Skënderbeu është ai që kemi ngritur në kujtesën tonë kombëtare për 500 vjet, si njeriu që na lidh me Perëndimin. Skënderbeu i parë ka vdek në shtrat, pa e vrarë dot turqit. Këtë të dytin se vrasin dot turqit. Këtë mund ta vrasin vetëm shqiptarët dhe ndaj tyre duhet të jemi të pamëshirshëm. Turkut futini një shkelm bythëve dhe futjani të qeshurës, se idjot ishte. TEMA