SMS-të drejtuar gazetares: “Unë të dua fort. Vdes për ty dhe po vuaj shumë”

Tre ditë më parë policia arrestoi një 33-vjeçar, pasi përndiqte prej dy vitesh gazetaren Jonida Shehu.

Gjykata e Tiranës e ka lënë dje në burg Saimir Qefalinë, që ka thënë se nuk ka pasur ndonjë qëllim përndjekje për gazetaren, por thjesht e ka komplimentuar.

Në gjykatë janë zbardhur edhe disa nga mesazhet që ai i dërgonte asaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja disa prej tyre:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë të dua fort. Vdes për ty dhe po vuaj shumë. Nuk më zë gjumi pa të shkruar një mesazh”.

“Unë do të mbuloj me lule”.

“Sot nuk buzëqeshe shumë. Pse ishe e mërzitur?”.

“Imagjinata ime për ty është e pamasë. Ti nuk e di se sa poezi e poema kam bërë unë për ty”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?