Sociologu Gëzim Tushi: Pandemia, njeriu i së nesërmes dhe rreziku i të “ardhmes pa emër”…

Nga Gëzim Tushi* –

Si do jenë nësër njeriu? Po shoqëria post-pandemike si do jetë? Këto janë dilema të mëdha sociale, shqetësime të forta dhe pyetje të ligjshme ekzistenciale. Të cilt që nga shfaqja e virusit Covid-19, kane filluat të bëhen të zakonshme për njeriun dhe shqetësuese për mbarë njerëzimin. Mbase jemi akoma shpejt për të bërë parashikime sociale e prognoza tërësore sociologjike, për tiu pëërgjigjur me saktësi këtyre pyetjeve. Në distancë nga koha e pandemisë gjërat, sjelljet njerëzore, ndryshimet e marrëdhënieve sociale, tiparet e reja të njerezimit do të duken më qartë. Me bindjen se shumë gjëra, për të mos thënë se sikurse po duket, asgjë nuk do të jetë më ashtu sikurse ka qënë më parë. Megjithatë është e nevojshme, të bëhen analiza ontologjike të ndryshimeve që pritet të ndodhin në të gjithë komponentët e të ardhmes, të jetës. Sepse sido që të jetë, sado që të zgjasë situata kërcënuese e pandemisë, një ditë do kalojë, pavarësisht pasojave imediate dhe dëmeve shumë të mëdha në jetët njerëzore. Me ngadalë dhe kujdes, por sidoqoftë vala “patologjike “biologjikisht goditëse”, e cila tani është në nivele akoma kërcënuese, me efekte gjithpërfshirëse, gati me natyrë “termobërthamore”, me siguri që do të kalojë.

Po si do jetë njeriu dhe shoqëria e post-pandemisë? Jemi në një moment vërtet në kapëxyel të disa ndryshimeve thelbësore që pritet të ndodhin. Sepse “Ka caste kur siguritë tona shkërmoqen dhe nocioni yne kolektiv i asaj cka është e mundur ndryshon në mënyrë dramatike”. ( I Krastev “Mbëriti e nesërmja thua”, f 16) Problemi është të mendojmë, të përgatitemi për ato ndryshime me natyrë sociale që pritet të ndodhin në shoqërinë tonë. Megjithëse teorikisht tani është vështirë të bëjmë analiza, të nxjerrim konkluzione të “instancës së fundit”, nga që ajo që perceptojmë nga diagnostikimi i shpejtë të situatës psikosociale, duket se ardhja e menjëhershme dhe pasojat dramatike të këtij virusi vdekjeprurës, janë ankthet, frikërat e pasiguritë dhe humbjet e jetëve në përmasa të gjëra. Shumë corientime ekzistenciale janë të natyrshme të jenë të pranishme, me efekte tronditëse për njerëzit tanë.

Një përballje komplekse medikale, psikologjike dhe socio-morale, ka krjuar shumë anomali konceptuale e gjykime të shoqëruara me operacione të natyrave të ndryshme, për ta përballuar me sukses pandeminë. Në një vështrim me optikën e relativizmit optimist, do të na detyronte që të fillojmë të mendojmë në se gjërat në epokën e postpandemisë do jenë ashtu sikurse kanë qënë apo ato do ndryshojnë. Më sakt, si do të jetë sjellja e njerëzve, e ardhmja e shoqërisë, përtej apo më sakt pasi të kapërxehet aspekti medical, teknik dhe pasojat katastrofike të sëmundjes.

Që të themi me përgjegjësi se si do jetë njeriu dhe si do jetë e ardhmja e shoqërisë, cili do jetë “emri i së ardhmes” nuk është e lehtë. Kjo do të thotë se situata ka nevojë për analiza integrale e të shumëdimensionale, që jo vetëm të na tregojnë të vërtetat e shëndetëshme por edhe të na mobilizojnë përmes një ndjenje sociale më të zgjeruar të shpjegimit me modulet e vërteta sociologjike të “optimizmit gjallërues” të ndryshimeve që do ndodhin në natyrën e njeriut dhe të ardhmen e shoqërisë.

Është e natyrshme që njerëzit janë të shqetësuar, jo vetëm për të sotmen e pasigurt për jetën dhe shëndetin personal dhe familjar, por mbi të gjitha gjithnjë e më shumë kanë filluar të duken në horizont, të shfaqen dilemat e zgjeruara ekzistenciale për të ardhmen e shoqërisë. Cfarë dhe sa do prekin apo do ndryshojnë radikalisht efektet e pandemisë format, mënyrat standartet sociale, institucionet e sigurisë sociale e morale, punën, punësimin dhe vendet e punës, ekonominë dhe financat, arsimin dhe kulturën. Gjithcka që është pjesë përbërëse e strukturave sociale e institucionale të shoqërisë. Megjithëse u bë një kohë e gjatë, që me “dialektikën kalimtare” dhe pasojat imediate e konkrete të Covid-19 po merremi të gjithë, mjekë, politikanë, sociologë, psikologë dhe qytetarët në tërësi, pyetjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e njeriut dhe dhe të “ardhmen e së ardhmes” së shoqërisë nuk kanë marrë përgjigje të saktë, shteruese. Dhe nuk është e lehtë që kjo të bëhet.

Megjithatë, tani që kaloi gati një vit me praninë intensive të pandeminë në mesin tonë, është kohë e mjaftueshme që të shfaqen shqetësimet e para ekzistencialisht përgjithësuese, pasiguritë për efektet e dukshme dhe kundërefektet e ndikimeve afatgjata të virusit, problematikat tejet të ndërlikuara të shfaqura në situatën e zgjeruar të pandemisë. Është moment kur shkencat humane duhet të angazhohen më fort, në zbulimin e gjërave që po duken apo që duan të fshihen, dhe që në një farë mënyre do të jenë determinante për tipologjinë e sjelljes së njeriut dhe funksionimin e shoqërisë tonë në të ardhmen. Një e ardhme që nuk është shumë larg. Një e ardhme të cilën e kemi të vështirë ta tipizojmë se si do të jetë, cfarë do mbesë nga relacionet sociale të jetës që kemi kaluar dhe cfarë nuk do jetë sikurse ka qënë më parë. Të ndodhur në këtë situatë kaotike globale dhe përballë shumë pyetjeve që nuk kanë marrë përgjigje definitive, me të drejtë mund të themi: Cili do jetë emri i shoqërisë ardhme apo virusi do ketë efektin denatyrues të një “Shoqërie pa emër”?

Një gjë duket qartë dhe është e sigurt për të gjithë. Situata e pandemisë dhe epoka postcovidiasne që do të pasojë më pas, do jenë të tilla që kanë nevojë për “sinteza të gjëra” sociale dhe individuale. Problem i madh social mbetet reflektimi, ndryshimi dhe transformimi që do të sjellë “epoka postfcovid”, por jo vetëm në aspektin moral. Në mënyrë të natyrshmë ajo që kërkohet dhe pritet të ndodhë, është një sistem i ndryshuar i kundërvënies ndaj rregullave zakonore të traditës. Njeriu është i detyruar që në kushtet e rreziqeve aktuale të pandemisë, të krijojë “kuptime të reja” për lirinë individuale dhe të drejat e personalizuara. Në pamje të parë kjo mund të duket si “përkulje e mundësive të njeriut” përballë kufizimeve të imponuara të virusit, apo nënështrim i të drejtave humane përballë kërcënimeve imediate të pandemisë.

Në të vërtetë ndryshimet që po ndodhin në disa element tradicionalë e humanë të kuptimit të jetës, janë të domosdoshëm, të dobishëm për shëndetin individual dhe publik. Në këtë kuptim kufizimet e disa lirive dhe ndryshimet e mënyrave të dikurshme të sjelljes, nuk duhen marrë si nënshtrim i njerëzimit ndaj pandemisë, por si reflektim për situatën aktuale dhe mbi të gjithë në mbështetje dhe në coherence me kërkesat e “shoqërisë postcovidiane”. Sepse sikurse arsyetojnë psikologë e psikoterapistë të shquar (Victor Frankl), në kushte të caktuara cdo gjë mund t’ia marrësh një njeriu, përvec më të fundit të Lirive Njerëzore…, atë që ka ta zgjedhë vetë qëndrimin e tij në cfardolloj rrethane, të zgjedhë rrugën e vet”.

Duke dashur që të arsyetojmë se cili do të jetë “emri adekuat” i shoqërisë në etapën e re të zhvillimeve post-covidiane, është krejt normale të besohet, që gjurmët e thella të Covid-19 në jetën e sotme sociale, por sidomos në të “nesërmen e shoqërisë”, jo vetëm në shoqërinë tonë por globalisht, do të sjellin ndryshime të thella me ndikime thelbësore, në mënyrën si do sillen njerëzit me “veten” dhe të “tjerët”, si do i ndërtojnë marrëdhëniet me shoqërinë brezat e sotëm dhe sidomos brezat e nesërm.

Kjo është arsyeja që sociologët amerikanë, duke refletuar peshën e ndryshimeve sociale të virusit,  me shumë shpejtësi kanë diktuar se jemi duke hyrë në kornizat e reja të një “shoqërie ndryshe”, e cila do të funksionojë mbi bazën e ekzistencës të gjenerate, të cilën ata e kanë cilësuar si “GJENERATA C”, ose më thjeshtë gjenerata e kohës së coronavirusit. Tiparet, mënyrën e sjelljes, dhe format e ndërtimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve me institucionet e jetës private por dhe ato publike, do të jenë në kuintesencën ontologjike të kësaj gjenerate, e cila ndryshoi dhe po ndryshon dukshëm sjelljet nga efektet e menjëhershme të pandemisë. E cila kërkon që në jetën shoqërore të bëhen determinante, disa ndryshime, patjetër edhe në jetën institucionale, në mënyrat e komportimit urban, raportet njerëzore individuale e sociale, të cilat do të bëhen njësh me sjelljen sintetike dhe transformimet sinkretike të formave të vjetra të bashkëjetesës sociale.

Ky është brezi “gjenerata C”, që me sa duket do ti “vërë emrin” e duhur shoqërisë së ardhme, e cila pavarësisht ndryshimeve të thella që solli dhe do vazhdojë të sjellë pandemia, me siguri që nuk do jetë “shoqëri pa emër”. Në emrin e kësaj shoqërie të ndryshuar në shumë aspekte e forma të marrëdhënieve intime, private e socio-politike, do të jetë kontributi i këtij brezi, që do të mbajë mbi vete vulën e kësaj pandemie, që nga foshnjat e sapolindura, fëmijë e nxënës shkolle, të rinj, intelektualë e të moshuar, burra dhe gra, që detyrimisht do të përshtaten me sfidat e një “kohe tjetër”.

Padyshim që disa gjëra që kanë të bëjnë me esencën sociale të shoqërisë që po vjen, që sipas sociologëve ka mundësi që të rritet dhe zhvillohet me praninë e njerëzve me më shumë frikëra, pasiguri, mërzi e paranoja. Me sa duket, këto do jenë disa tipare integralisht thelbësore, që do ndikojnë në natyrën postmoderne të shoqërisë post-covidiane, në përcaktimin e “emrit të së ardhmes” së shoqërisë. Është vështirë të vendosësh një emër të sigurt të shoqërisë, kur gjërat do të zhvillohen në terene të pasigurta, në “forma likuide”. Në se situatat e pasigurive planetare dhe virusale do të shpeshtohen dhe agravohen, në mënyrë të natyrshme do kemi një shoqëri që mund të ketë  gjëndje sociale pasigurie e pesimizmi social, i cili synon të jetë dukuri sociale në kreshendo dhe në përmasa të rritura në shoqërinë e së ardhmes.

Në këto kushte për të qënë më të sigurt me të ardhmen tonë, në mënyrë që emri i saj të mos jetë i “frikshëm”, na duhet të bëjmë ndryshime thelbësisht të nevojshme dhe absolutisht të domosdoshme. Kjo do të thotë se ne njerëzit e “gjeneratës së coronavirusit”, do të duhet të rindërtojmë shumë gjëra duke aplikuar mënyra të reja të sjelljes individuale, të komportimit social, sepse janë njerëz që në një mënyrë apo në një tjetër medoemos që do të mbartin në jetën e tyre, “vulën” e kësaj pandemie, e cila me sa duket nuk do jetë aq e lehtë dhe pa pasoja për definimin e “emrit”, dhe të ardhmen e tipologjisë së shoqërisë njerëzore.

Sociologët që janë marrë me pasojat e pandemisë dhe që po analizojnë dukuritë sociale bashkëshoqëruese të saj, kanë filluar të nxjerrin konkluzionet e para, të ofrojnë ide që duhan vlerësuar. Ata kanë filluar të ofrojnë sintagma sintetizuese për ndryshimet e kompaktësuara, si qëndrime dhe sjellje planetariste dhe obligative për të gjithë.  Disa sociologë si Z. Bauman, E. Morin, A. Giddens,  e shumë të tjerë kanë mundur të reflektojnë për zhvillimet e këtij shekulli dhe janë të mendimit se në se gjërat nuk ndryshojnë, atëhere emri i shoqërisë është thjesht “Shoqëri e Rrezikut”.

Ideja e njohur e tyre se po afrohemi në kufijtë e “shoqërisë së rrezikut” e parashikuar si dukuri komplekse për të gjithë këtë shekull, po i shtohen edhe disa komponentë shtesë, të rreziqeve të panjohura përpara se të shpërthente virusi Covid 19 dhe përhapja e tij në formën e një “nebuloze pandemike” globale.  Tani duke parë zhvillimet sociale, turbulencat ekonomike e financiare, si dhe sjelljet e determinuara të “epokës postcovidiane”, sociologët mendojnë se bota pas coronavirusit do të jetë më pak e ideologjizuar por dhe shumë e pastabilizuar…/Koha Jonë

*Sociolog, Mjeshtër i Madh

SHKARKO APP