Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sokol Balla: Armiqtë që humbën Andrean

Forum E premte, 7 Maj 2021 07:11
Sokol Balla: Armiqtë që humbën Andrean
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

 Nga Sokol Balla.

Prej disa orësh, liria e shprehjes dhe e mendimit ka humbur një nga gjeneralët e saj. Andrea Stefani vendosi, jashtë dëshirës së tij dhe të të dashurve të tij, të na lërë shumë shpejt. Një sëmundje e rëndë e ndau nga jeta, sëmundje ndaj së cilës ai luftoi fort deri në sekondën e fundit. Andrea ishte kështu, një luftëtar. Në radhën e parë të atyre që mbronin lirinë, dhe dimensionin e saj të shenjtë që shqiptarët e rifituan 25 vjet më parë. Lirisë i kushtoi libra ndërsa armiqve të saj, gjithë jetën e tij.

E provuan këtë rezistencë të këtij korifeu të gjithë me radhë. Nga e djathta në të majtë. E provoi Sali Berisha herën e parë dhe sidomos herën e dytë në pushtet. E provoi Edi Rama, kur tentoi t’i bënte atentat kushtetutës në 2008. E provoi Ilir Meta në 2011. E ndjeu në kurriz Lulzim Basha kur mori partinë në 2013.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E ndjenim të gjithë ne, kur sa herë mendonte qe si njerëz të shtypit, sipas tij gabonim në misionin tonë. Andrea ishte i rreptë me të gjithë, por të gjithë e dinim se ai nuk kishte asgjë personale me kërkënd. Në jetën e tij publike ai ishte martuar më lirinë dhe asaj i qëndroi besnik deri në fund. Për këtë pagoi kosto, sulme, stigmatizime por nuk rreshti së qeni gjithmonë kundër rrymës, nëse e mendonte se ishte me të drejtën. Ai ishte aq i pavarur sa nuk ngurronte të merrte anë, të bëhej pjesë, të mbështeste njërën palë apo tjetrën, edhe nëse i kishte kritikuar më parë. Mbështeti rikthimin e Berishës, sepse besoi tek ndryshimi i tij me ciltërsinë e një fëmije. Doli në grevë me Ilir Metën kur ai protestoi për ndryshimin e kushtetutës por i doli kunder atij, kur u bashkua me Berishën në 2009. U veteshpall kritiku më i madh i Edi Ramës kur ai bëri paktin me pd për kushtetutën, por mbështeti ardhjen e tij si kryeministër kur mendoi se tashmë e djathta duhet të dilte në opozitë dhe të ndryshonte lidership. Thënë këto, vështirë të besosh se Andrea e pati ndonjëherë gabim. Pasi si Andrea menduan më pas, edhe shumica e shqiptarëve. Dhe shqiptarët nuk kanë zgjedhur asnjëherë gabim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për këtë arsye Andrea Stefani do t’i mungojë të gjithëve. Gruas, fëmijëve, familjarëve, miqve dhe kolegëve. Por nga sot Andrea Stefani do t’u mungojë më shumë atyre që vetëquhen armiq të tij, apo atyre qe ai i kritikoi. Në sistemin tonë demokratik, liria është karburanti që ushqen shoqërinë dhe të gjithë, dhe ata që Andrea Stefani i kritikonte, e dinin se pas kritikave të tij, ata reflektonin dhe ndryshonin. Nga sot, as këta nuk do ta kenë më këtë fat.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Andrea Stefani për misionin e tij në mbrojtje të lirisë, kishte braktisur profesionin e tij si gazetar i mirëfilltë. Ai hyri në historinë e gazetarisë shqiptare si gazetari i parë ekonomik, me analizat e tij brilante për ekonominë kaotike të tranzicionit shqiptar. Ai ishte i pari që arriti të analizonte me shifra sesi kontrabanda e naftës me ish jugosllavinë në vitet 90, përcaktonte kurbën e shkëmbimit të valutave në vend, si dhe ndër të parët që arriti të përkufizonte me saktësi pmilimetrike dëmin financiar të piramidave në 1997.

Kontributi i tij në gazetarinë e pavarur dhe të pakompromis, është sot, qe ai nuk jeton më, një shembull edhe më dramatik se sa humb liria e medias me largimin e tij të parakohshëm.

Thënë thjesht dhe shkurt, sot kemi humbur një njeri të mire, një njeri që la pas një emër të mirë. Në këtë kohë që jetojmë, kjo e shumëfishon vlerën e humbjes së tij, dhe vlerën e Andrea Stefanit, njeriut qe iku nga kjo jetë, duke e marrë me vete të paprekur, të panjollosur, lirinë e tij. (Javanews.al)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 4 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 4 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.