Sokol Balla: Moikomi iku me mision të pambaruar
Ndarja nga jeta e Moikom Zeqos tronditi jo pak Tiranën mëngjesin e kësaj të hënë. Të shumtë ishin kolegët, politikanët dhe gazetarët të cilët shprehën hidhërimin për largimin nga jeta të një prej studiuesve dhe shkrimtarëve më të respektuar të kohës sonë. Gazetari Sokol Balla, me anë të një postimi në Twitter, kthehet 29 vite pas në kohë, atëherë kur Moikom Zeqo e Dritëro Agolli tentuan të kthenin të majtën markiste drejt qendrës progresiste. Por për Ballën, Zeqo u largua nga kjo jetë pa përfunduar misionin e tij.
“Moikom Zeqo 29 vjet më parë, bashkë me Dritëroin, tentoi të kthejë të majtën marksiste, drejt qendrës progresiste. Ashtu si Dritëroi pat paralajmëruar ato ditë qershori 1991, edhe Moikomi iku, me misionin ende të parealizuar. E majta u be progresiste, por iku djathtas. R.I.P Zeqo.” – shkruan Sokol Balla në Twitter.