Sondazh për këndin e lojërave te Liqeni Artificial: 55% pro, 35% kundër

Nga përgjigjet e tyre, rezulton se 55% janë  pro, 35% janë kundër tij, dhe 10% janë asnjëanës. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit kryeqytetas është plus/minus 3.4%“…

Nga Eduard Zaloshnja/

Në një sondazh që po zhvilloj me qytetarë të Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, 800 banorë të kësaj të fundit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të kryeqytetit, u pyetën rreth këndit të lojërave tek Liqeni Artificial i Tiranës. Nga përgjigjet e tyre, rezulton se 55% janë  pro, 35% janë kundër tij, dhe 10% janë asnjëanës. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit kryeqytetas është plus/minus 3.4%.

Në qoftë se këto rezultate ekstrapolohen për të gjithë territorin e zgjeruar të bashkisë së Tiranës, mund të thuhet se rreth 220 mijë zgjedhës tiranas janë pro këndit të lojrave tek Liqeni Artificial (në zgjedhjet e vjetshme, votuan për Erion Veliajn rreth 160 mijë tiranas), ndërsa rreth 140 mijë zgjedhës tiranas janë kundër tij (në zgjedhjet e vjetshme, votuan për rivalët e Erion Veliajt rreth 140 mijë tiranas).

Shumica dërrmuese e të anketuarve që janë pro këndit të lojrave tek Liqeni Artificial (95 ndër 100) ishin votues të mazhorancës parlamentare në 2013-ën (çereku i tyre nuk e morën mundimin të votojnë në zgjedhjet lokale të 2015-ës). Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e të anketuarve që janë kundër këndit të lodrave tek Liqeni Artificial (97 ndër 100) ishin  votues të opozitës parlamentare në 2013-ën.

respublica.al

SHKARKO APP