Sondazhi i Zaloshnjës: Rama versus Basha pas tërmetit

Eduard Zaloshnja

Në 24 orët e fundit, zhvillova një sondazh elektronik, në serinë e sondazheve që zhvilloj për revistën Follow Business Albania. Pyetja kryesore që i dha përgjigje sondazhi ishte: “A mendoni se punët mund të shkonin më mirë pas Tërmetit të 26 nëntorit me Ramën kryeministër apo me Bashën kryeministër?”

Ky sondazh u zhvillua vetëm me votues të vendosur apo të lëkundur (mosvotuesit nuk u përfshinë në kampionin prej 1686 të anketuarish). Rreth 71% e të anketuarve mendojnë se me Ramën kryeministër ose ndoshta me Ramën, punët mund të shkojnë më mirë pas tërmetit. Vetëm 29% e kanë këtë opinion për Bashën.

Krahasuar me sondazhet para tërmetit, Basha ka pësuar rënie, sepse rreth 40% mendonin se punët mund të shkonin më mirë me Bashën kryeministër. (Shihni tabelën shoqëruese) /Realstory.al/

SHKARKO APP