Sonila Meço, Ramës: Kush është kazan tani?

Nga Sonila Meço

E thonë mandej se kujtesa e varfër të bën të lumtur:  Një vit më parë shkarkohej Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pasi denoncoi kultivimin dhe trafikun e kanabisit në vend, pasi kërkoi angazhimin e ushtrisë në këtë betejë, pasi njoftoi se shërbimet partnere i kishin kërkuar kryeministrit të vendit largimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, pasi kujtoi se ku flinin ministrat butë e ëmbël teksa nuk arrestohej Eskobari i Ballkanit.

Një vit më pas, të gjitha akuzat e tij dolën të vërteta, ndërsa Ministrja aktuale e Drejtësisë vijon e qetë punën pasi ka shkelur ligjin për ekstradimin e një të akuzuari për vepër penale në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi Ministri aktual i Brendshëm deklaron se kurrë nuk do ta firmoste atë ekstradim. Pasi dokumentet zyrtare e vërtetojnë këtë gjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtesë duhet, kujtesë…as afatgjatë jo. Një rifreskim vetëm nga një vit më parë.

Kush është kazan tani?

Kush?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?