Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sonila Meço: Xhisiela dhe nëna e saj sonte janë dhimbja ime

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 08:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sonila Meço –
Ndërsa ekranet televizive janë ndarë në 25 pjesë, për të dëgjuar shumë burra e fare pak gra të shkoqisin të vërtetën nga mashtrimi mbi një histori ku janë shkartisur politikanë, deputetë, fëmijë deputetësh, policë, krerë lokalë thelbi i saj është dhuna e përdhunimi i vijueshëm ndaj një vajze 24 veçare, jetime, nga Nikla e terrorizuar e braktisur në fatin e vet të keq.
Me siguri i ndjek e strukur, duke mbërdhirë prej etheve të ankthit, e terrorizuar, kredhur trupit të drobitur të së ëmës, që një Zot e di si i duron shpirti gjëmën, pas dhunës ndaj së bijës, përgojimin, përdorimin dhe keqtrajtimin publik të dritës së syrit.
Për kë të të vijë keq më parë, për Xhiselën (ende nuk ia dimë emrin e saktë, ndoshta më mirë për identitetin e saj), për të ëmën, motrën, për të tjera vajza e gra të Niklës, që mund të jenë dhunuar e përdhunuar po nuk patën guximin të denoncojnë, për vajzat që rrisim në vendin ku dhunuesit mbrohen nga politika, policia, prokuroria, parlamenti, shteti?
Kjo është një histori përdhunimi e dhune, para se drejtësia të thotë të vetën dhe pasi të prekurit në histori të kenë ndezur altoparlantë propagande për të devijuar thelbin. Si për ironi të fatit, në Shtetet e Bashkuara, në Komitetin e Drejtësisë të Senatit, po sot u mbajt një seancë dëgjimore e Christine Blasey Ford e cila ka akuzuar të nominuarin për Gjykatën Supreme Brett Kavanaugh për tentativë përdhunimi kur ishin adoleshentë, në vitin e largët 1982.
Të dëgjoje sot anëtarë komiteti, shoqëri civile e media gjithçka vërtitej në pasojat e tmerrshme të ngacmimeve seksuale e përdhunimeve. Ky rast, si shumë të tjerë të sjellë në vëmendje nga lëvizja Me Too, sipas reagimeve publike dëshmojnë sa e nënvlerësuar është kjo lloj dhune, që kalon pa u konsideruar. Dhe dalin senatore, që pranojnë se institucionet kanë dështuar, se gratë e vajzat janë braktisur, janë riviktimizuar. Protagonistja thotë së ndihet e tmerruar, se nuk mban mend detajet, por di se si i ka ndikuar jetën, si i ka shkatërruar pjesë të saj, si po vuan familja e saj tashmë daljen publike të faktit, mes kërcënimeve me vdekje, gjykimit publik, për traumën, që ripërjeton karshi opinionit publik, si e masakrojnë me përcaktime, fyerje e mallkime njerëz, që nuk i ka takuar një herë të vetme në jetë. Edhe atë e akuzojnë, nuk e besojnë, e gjykojnë pa gjyq, e paragjykojnë, e konsiderojnë vegël politike.
Dhe kur kjo situatë, e një historie përdhunimi në thelb prodhon këto reagime e deklarata në Amerikë, mund të imagjinoni se ç’do thosh në vend të Christine Flasey Ford, Xhisela e Niklës? Po si ndihet aty në një kënd të dhomës, e braktisur, e përgojuar, e kërcënuar? Një Amerikë e tërë sot dëgjon, si për të parën herë se përdhunimi është i tmerrshëm, shkatërrues. Se akuzat për ngacmime seksuale duhen marrë seriozisht, se ata që bëjnë akuzat meritojnë të dëgjohen seriozisht, të mbrohen, të trajtohen.
Imagjinoni Xhiselën, që ka duruar djegien e cigares në lëkurë, të fiktin prej dhunës, ndjesinë e ftohtë të pistoletës në tëmtha e pas kësaj, tërheqjen zvarrë të denoncimit, fyerjen, braktisjen, kërcënimin, intervistat pa shpirt të medias, skërmitjen e dhëmbëve të pushtetit, revanshin e politikës, vrerin e rrjeteve sociale, pasigurinë e agut në prag.
Ndaj Xhisela dhe nëna e saj sonte janë dhimbja ime. Çfarë po përjetojnë tani dhe kush i mbron?

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 18 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 23 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 40 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 41 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.