Sonlia Meço bën një listë të VIP-ave që kanë shkuar te Agon Channel
Sonila Meço ka rreshtuar një listë me personazhet që kanë qenë prezent në emisonin e saj “Kontrata” te Agon Channel.
Ajo thotë se të gjithë njerëzit e njohur dhe që kanë ndikim në këtë vend, kanë qenë në këtë television.
“Kontrata me Artan Fugen, Flutura Açka, Dom Gjergj Meten, Sabrina Ferilli-n, Inva Mulen, Lindita Nikollen, Erion Veline, Milena Hariton, Blendi Fevziun, Ilir Beqen, Majlinda Bregun, Ilir Meten, Monika Kryemadhin, Blendi Klosin, Aldo Bumcin, Bujar Nishani, Edmond Panaritin, Eglantina Gjermenin, Sali Berishen, Endira Bushatin, Artan Imamin, Justina Aliajn, Fatos Lubonjen, Andi Bejtja, Lorik Canen, Ismail Keten, Elhaida Danin, Elvira Dones, Ema Andrean, Mirush Kabashin, Grida Dumen, Igli Taren, Gianni De Biasi, Alessio Vinci, Rubena Moisiu, Fatos Kongoli, Gentian Zenelaj, Teuta Arifi etj etj etj, jane programet qe fituan zemren e publikut duke rrembyer te gjitha cmimet e tij.
Programi me njerezit per njerezit ka nje qellim, t'i njihni pertej publikes, si femijet, adoleshentet, prinderit, miqte e te shtrenjtet e dikujt, antikonformistet a konformistet ne momente te rendesishme te jetes. Kjo formule e njejte per secilin prej tyre ka patur prezencen e artisteve, shkencetareve, shkrimtareve, politikaneve, sipermarresve, njerezve qe kane ndikim ne sferen publike.
Per fat programi nuk tregohet, por mund te ndiqet e nese ka njerez mirenjohes qe duan te thone faleminderit besoj se neverii shkaktojne aty ku FALEMINDERIT ka kohe qe eshte gelltitur nga 'plaç'.
Per te mos folur per 1001 bamiresite e Surprizes, por kjo eshte nje histori per nje tjeter status”, shkruan Sonila.
Kjo e fundit kërkon të tregojë me këtë listë, se Agon Channel është një television i fuqishëm, edhe pse tashmë e ardhmja e tij është enigmë dhe nuk është çudi që shumë shpejt të mbyllet, pas kërkesës për arrestimin e pronarit të tij, Francesco Beccheti dhe bllokimin e llogarive të tij.