Sonte përplasen Veliaj, Duma dhe Berisha

 

Nga Lorenc Vangjeli/

Çfarë kanë të përbashkët zonja Grida Duma që konkuron për Durrësin nën siglën e PD­së, ish-kryeministri Berisha dhe kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj? Kjo është një pyetje e vështirë, e cila megjithatë do ta marrë herët ose vonë një përgjigje: Dhe përgjigja është vetëm një: “Do të ndeshen me njeri­tjetrin në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, në të njëjtën lloj beteje mediatike, por në ekrane të ndryshme”.

E para, (e diskriminuar pozitivisht për shkak të përkatësisë gjinore) është Grida Duma. Zonja e

hirshme dhe e hijshme e PD­së do të jetë në Opinion tek Blendi Fevziu, përballë katër gazetarëve që do të pyesin dhe komentojnë me të. I dyti, njeriu që ka qenë i pari për shumë vite në Shqipëri, Sali Berisha, “armik” me të paktën gjysmën e shqiptarëve, do të jetë mysafir i vetëm i të njohurës së tij të vjetër, Eni Vasilin. Gazetarja e njohur do ta ketë kokë më kokë Doktorin në Studion e saj të hapur tek News 24.

I treti, kandidati që dy sondazhe rresht e shpallin të parin në Tiranë dhe fitues me lehtësi të bashkisë së re, është Erion Veliaj. Veliaj shkon tek Top Channel, shtëpia vetjake ku rikthehet sërish një nga dekanët mediatikë Sokol Balla me Top Story­n e tij.

E para dhe i treti, dmth, Duma e Veliaj janë në garë, i dyti, ai që është në mes, Sali Berisha, ka qenë njeriu që ka përcaktuar fatin e shumë garave elektorale dhe jo vetëm të tilla, në Shqipëri.

Por nuk mbaron këtu. Oferta për mbrëmjen e të enjtes është edhe më e gjerë. Sepse po të enjten në orën 21.00, tek Ora News, Ylli Rakipi tek të Paekspozuarit e tij ekspozon përplasjen e madhe të Kamzës, kryetarin aktual Mziu dhe mtonjësin e tij Gjici. Tek Channel One, në emisionin e Roland Qafokut do të jetë një tjetër kandidat për bashki, Enkelejd Alibeaj do t’u flasë nga Tirana zgjedhësve të tij në Fier.

Katër televizionet dhe drejtuesit e tyre janë gjithashtu në garë për vëmendjen e shqiptarëve. Kush fiton audiencën në garën për çdo shikues?

(javanews.al)

SHKARKO APP