Sonte tek Ylli Rakipi flet i penduari i ISIS
Prej kohësh është raportuar në media për pjesëmarrje edhe të shqiptarëve në krah të xhihadistëve të ISIS, por sonte në mbrëmje në Ora Neës pritet të transmetohet një rrëfim ekskluziv. Një shqiptar i penduar, pas kthimit nga Siria tregon si shkoi te ISIS, cfarë përjetoi aty dhe si arriti të kthehej sërish në vendin e tij.
“Problem kryesor me të cilën shumë grupe sot shtyhen nga interneti apo persona të caktuar, është injoranca dhe fillimi i fesë, dmth sa hynë në fe, hynë në internet shohin luftëra dhe thonë ikëm, pa njohur fenë. Kur njeh fenë aty qartësohesh”, thotë i penduari, rrëfimi i plotë i të cilit do të transmetohet sonte në emisionin “Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi.