Soros: Evropa ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit

Financieri i njohur amerikan, George Soros deklaroi se ”Evropa ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit”. ”Vendet që do të marrin më shumë refugjatë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, deklaroi Soros në një intervistë për gazetën italiane ”Corriere della Sera”.

”Zgjidhja e krizës migratore, madje edhe zgjidhja e krizës ukrainase dhe kërcënimi që përfaqëson Rusia, kërkon që Evropa të bëjë investime serioze. Kriza migratore kërcënon të shkatërrojë Bashkimin Evropian. Angela Merkel ka treguar se është një staticiene e vërtetë, pasi ka kuptuar sesa e rëndësishme është çështja migratore. Pa një politikë reale evropiane në këtë front, fakti që çdo vend evropian mund të punojë për llogari të tij, mund të shkatërrojë unionin”, thekson Soros.

Miliarderi shpreson shumë edhe në perspektivën ekonomike të Italisë: ”Matteo Renzi arriti të fusë ndryshime të rëndësishme në tregun e punës. ”Tani, ai po përballet me problemin e kredive të këqija dhe me problemet e bilanceve të bankave dhe, pasi të kalojnë këto, ekonomia italiane mund të rritet më shpejt nga të gjitha ekonomitë e tjera të Evropës”, thekson Soros.

SHKARKO APP