“Soros shkon për darkë me Ramën”, Henze: Mos luaj me demokracitë e BE-së
Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, parti qeverisëse në Gjermani, Martin Henze, ka reaguar në rrjetin social Twitter lidhur me fondacionin “Open Society” të themeluar nga manjati amerikan Xhorxh Soros.
Në mesazhin e tij, Henze i drejtohet Soros duke u shprehur “merru me SHBA-në, mos luaj më me demokracitë e BE-së”.
Reagimi i plotë i Henze
Fondacioni “Open Society” ka bërë punë fantastike në Poloni, Hungari, Shqipëri, gjithçka është bërë autokratike. Në Shqipëri, Sorosi shkon për darkë me autokratin Rama. Në Bashkimin Europian, kemi mjaft mjaft edukim politik. Soros merru me SHBA-në, mos luaj më me demokracitë e BE-së.
Open soiety has organized fantastic work in Poland,Hungary,Albania, everything has become https://t.co/W3eKovPcqc al soros goes to dinner with the autocrat rama.inEU we have enough political education.soros take care of the usa,don’t play with the democracies of EUanymore pic.twitter.com/k1DWE1MSkk
— Martin Henze (@GSKStrategy) January 27, 2020