Sot demokracitë rrëzohen te kutitë e votimit!

Nga Edmond Panariti
Sot demokracitë rrëzohen te kutitë e votimit!
Prandaj nuk mjafton vetëm indinjimi dhe revolta njerëzore për të mbrojtur Kushtetutën.
Ky është përfundimi që nxjerrin dy shkencëtarët politikë të Universitetit të Harvardit, Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt në librin e tyre “Si vdesin Demokracitë” të botuar një vit më parë.
Procesi zgjedhor i administruar nga autokrati sundues dhe që ka për qëllim final uzurpimin e pushtetit, është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i pabesë, shkruajnë ata.
Autokratët pushtet mbajtës, e përdorin demokracinë dhe institucionet e saj si fasadë, pasi ja kanë dalë që ti paralizojnë ato.
Në libër shkruhet :
Qeveritë autokrate e shkërmoqin demokracinë me mjete “ligjore” pra me miratim parlamenti dhe vendime gjykate.
Ndërkaq për opinionin publik këto propagandohen si përpjekje për të konsoliduar demokracinë, për të përmirësuar gjyqësorin, luftuar korrupsionin dhe pastruar e thjeshtuar sistemin dhe kodin zgjedhor.
Dy politologët e Harvardit më tej shkruajnë:
Problemi nuk është dalja në skenë e autokratëve demagogë populistë, sepse kjo ndodh kohë pas kohe edhe në demokracitë më solide.
Por problemi i vërtetë është se si sillen forcat e tjera politike me të dhe çfarë bëjnë ato për ta parandaluar dhe ndalur atë.
Por kur autokrati është në pushtet, prova reale e demokracisë është nëse ai do të lejohet ti kapë institucionet, apo këto do ta frenojnë atë.

SHKARKO APP