Sot jam 100% dakord me Edi Ramën, por vazhdoj betejën për largimin e tij
Gazetari i njohur Andi Bejtja nëpërmjet një statusi ka shkruar se sot është dakord me Edi Ramën në lidhje me që u shpreh se Shqipëria është në linjë me BE-në sa i përket politikës së jashtme.
Kjo ishte një injorim i thirrjes së Trump për të dërguar ambasadën shqiptare nga Tel Avivi në Jeruzalem.
SOT JAM DAKORD ME EDI RAMEN
Kam qene pothuajse gjithmone kundra politikes se jashtme e te brendshme, te ndjekur nga Kryeministri Edi Rama, kam akuzuar, kam bere bere me qindra shkrime, kam debatuar me te dhe gjithe njerezit e rilindjes neper studio televizive, e do vazhdoj ta beje kete, por kjo nuk me pengon sot, kur nje ftese delikate te Presidentit Trump (qe me thene te drejten shume aventuriere mund te ishin tunduar per t’i thene dhe PO) qe edhe Tirana te hape Ambasaden ne Jeruzalem iu pergjigj:
“Shqiperia eshte vendi qe ka jo vetem nje lidhje te vjeter historike me Izraelin, por Shqiperia ne politiken e jashtme ne kete aspekt eshte komplet e linjezuar me Bashkimin Europian”.
Sot jam 100 perqind dakord me ty Edi Rama, vazhdojme betejen per largimin tend perfundimtar nga zyra Kryeministrit…