Sot në “Të Paekspozuarit”, gjithçka për koncesionin më korruptiv “Rapiscan”
“Të Paekspozuarit”, emision i gazetarit Ylli Rakipi, sjell sonte në orën 20: 45 gjithçka për koncesionin më korruptiv të njohur si Rapiscan, marrëveshja e firmosur nga qeveria e Sali Berishës dhe e rinovuar nga qeveria e Edi Ramës.
Përse u vendos tarifa shtesë doganore dhe paratë e taksapaguesve shqiptar që shkojnë drejt një kompanie amerikane.Dokumentari “Të gjithë për Rapiscan-in” dhe të ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, ekspert të ekonomisë, gazetarë dhe përfaqësues të qeverisë.
Klima e të bërit biznes në shqipëri, sjellja e administratës doganore dhe tatimore. A I ka mbajtur qeveria e majtë premtimet? Gjithçka sot në orën 20:45, “Të gjithë për Rapiscan-in” me gazetarin Ylli Rakipi.