Sot një ditë e trishtë për Kosovën

Nga Afrim Krasniqi-
Sot një ditë e trishtë për Kosovën: drejtuesit kryesor të shtetit sot, por edhe drejtuesit kryesorë të UÇK dje, u akuzuan zyrtarisht dhe tashmë do të jenë nën hetime në Hagë. Dorëheqje e Presidentit Thaçi dhe e kryetarit të opozitës kryesore Kadri Veseli. Një listë e gjatë politikanësh janë gjithashtu nën hetim, ndërkohë që dy prej politikanë të tjerë të rëndësishëm, Haradinaj e Lima, kanë qenë në Hagë dhe nuk përjashtohet mundësua të thirren përsëri. Cilido që përballet me një akuzë duhet të provojë pafajësinë e tij dhe vetëm drejtësia mund ta provojë këtë, akuza dhe hetimet janë nga një gjykatë ndërkombëtare e votuar nga vetë Kuvendi i Kosovës, por mbetet i trishtë fakti se Kosova po penalizohet shumë më tepër sesa agresori dhe se ajo po bëhet vendi i vetëm jo diktatorial, ku drejtuesit kryesorë politikë merren nën hetim ndërkombëtar. E trishtë sepse shumë prej këtyre emrave bënë akte të jashtëzakonshme për Kosovën në lëvizjen për pavarësi, ashtu siç më vonë u bënë gjithashtu pengesë serioze e saj në procesin e ndërtimit të shtetit të së drejtës. E trishtë sepse Kosova ka 1000 probleme më emergjente sesa përballja me Hagën të elitës së saj politike drejtuese, dhe tashmë, rrezikon të hyj në një rreth vicioz aktesh, retorike, veprimesh dhe pasojash. E trishtë se ndonëse një emër pozitiv si Vjosa Osmani merr funksionet e Presidentit në detyrë, raportet midis drejtuesve që nuk janë rrugës për në Hagë mbeten konfliktuale dhe shumë të tensionuara, qeveria mbetet e dobët, kriza politike mbetet në prag. E trishtë sepse Kosova nuk ka “Ibrahim Rugova”, se emra me integritet si Fatmir Sejdiu nuk e përfaqësojnë më Kosovën dhe se liderë politikë si Kurti kanë humbur mbështetjen perëndimore. E trishtë sepse edhe Shqipëria është në krizë dhe Tirana zyrtare nuk është më një zë i besueshëm mbështetës për Kosovën në kancelaritë perëndimore, dhe se kështu, “bota shqiptare” hyn shumëfish në krizë politike e përfaqësimi. drejtuesit kryesor të shtetit sot, por edhe drejtuesit kryesorë të UÇK dje, u akuzuan zyrtarisht dhe tashmë do të jenë nën hetime në Hagë. Dorëheqje e Presidentit Thaçi dhe e kryetarit të opozitës kryesore Kadri Veseli. Një listë e gjatë politikanësh janë gjithashtu nën hetim, ndërkohë që dy prej politikanë të tjerë të rëndësishëm, Haradinaj e Lima, kanë qenë në Hagë dhe nuk përjashtohet mundësua të thirren përsëri. Cilido që përballet me një akuzë duhet të provojë pafajësinë e tij dhe vetëm drejtësia mund ta provojë këtë, akuza dhe hetimet janë nga një gjykatë ndërkombëtare e votuar nga vetë Kuvendi i Kosovës, por mbetet i trishtë fakti se Kosova po penalizohet shumë më tepër sesa agresori dhe se ajo po bëhet vendi i vetëm jo diktatorial, ku drejtuesit kryesorë politikë merren nën hetim ndërkombëtar. E trishtë sepse shumë prej këtyre emrave bënë akte të jashtëzakonshme për Kosovën në lëvizjen për pavarësi, ashtu siç më vonë u bënë gjithashtu pengesë serioze e saj në procesin e ndërtimit të shtetit të së drejtës. E trishtë sepse Kosova ka 1000 probleme më emergjente sesa përballja me Hagën të elitës së saj politike drejtuese, dhe tashmë, rrezikon të hyj në një rreth vicioz aktesh, retorike, veprimesh dhe pasojash. E trishtë se ndonëse një emër pozitiv si Vjosa Osmani merr funksionet e Presidentit në detyrë, raportet midis drejtuesve që nuk janë rrugës për në Hagë mbeten konfliktuale dhe shumë të tensionuara, qeveria mbetet e dobët, kriza politike mbetet në prag. E trishtë sepse Kosova nuk ka “Ibrahim Rugova”, se emra me integritet si Fatmir Sejdiu nuk e përfaqësojnë më Kosovën dhe se liderë politikë si Kurti kanë humbur mbështetjen perëndimore. E trishtë sepse edhe Shqipëria është në krizë dhe Tirana zyrtare nuk është më një zë i besueshëm mbështetës për Kosovën në kancelaritë perëndimore, dhe se kështu, “bota shqiptare” hyn shumëfish në krizë politike e përfaqësimi.

SHKARKO APP