Sot Shkodra ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, lërini LGBT
Nga Dritan Kaba
Mbreme, papritmas, doli problemi i propagandes ne gjimnaze i LGBT, qe realisht eshte kunder Familjes dhe Zotit, Ndersa ne shkolla nuk lejohet as politika as feja te beje propagande nuk duhet te lejohet as LGBT, por problemi eshte komplet tjeter. Kjo propagande po lancohet sot se ka vetem nje qellim shmangien e vemendjes se publikut nga permbytjet ne Shkoder. Kjo behet duke ditur fare qarte sensibilitetin e shoqerise per kete lloj propagande.
Do i kerkoja miqve te mije, kjo puna e propagandes se LGBT ne shkolla, pret.
Te permbyturit ne Shkoder nuk presin. Ata sot jane jashte vemendjes se Qeverise, jane jashte vemendjes se televizioneve te blera me koncensione e leje ndertimi per kulla. Keta qytetare shqiptare sot jane ne veshtiresi per ekzistence dhe do jene akoma me shume kur te ike uji. Gjendja e tyre do te rendohet edhe me shume per shkak te mos shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme nga Qeveria, se nuk do ju demshperbleje kush humbjet. Per ta permbytja do te vazhdoje edhe pas ikjes se ujit.
Kjo shmangie e fokusit eshte nje taktike qeveritare e stilit sorosian.
Nje skandal, nje problem, nje afere korruptive kalohet duke i hedhur opinionit nje tjeter edhe me te madh, qofte kjo edhe e sajuar, nese nuk ekziston per momentin.
Me mijera qytetare te Shkodres sot jane ene rrezik per ekzistence,per kete duhet te shqetesohemi sot. Pse Qeveria pa drejtim nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme?
Sa per propaganden e LGBT duhet thjeshte nje padi ne gjyq per te shkarkuar nga puna te gjithe ata drejtues qe ambjentet e shkollave i perdorin per propagande, qofte kjo edhe LGBT.
Sot Shkodra ka nevoje per ndihme. Sot duhet te jemi, te gjithe bashke, per te sensilibizuar opinionin qe e lene te shurdher dhe te verber mediat e blera dhe neglizhenca kriminale e Qeverise. Sot duhet te ngreme zerin fort kunder kesaj Qeverie te papergjegjshme.
Sot Shqiptaret jane pa drejtim.