Sot, të shtatat e Teatrit Kombëtar: Do na thonë se vdiq nga Covid-19
Në fenë Islame për dikë që ndërron jetë, të shtatat është dita e rëndësishme për të vdekurin dhe në ditën e shtatë, ushqehen të varfrit dhe po ashtu dhe rrethi familjar si vepër e mirë për të ndjerin.
“Të vdekurit (prej muslimanve) sprovohen në varret e tyre shtatë (ditë), për këtë arsye, të parët tanë (sahabët) e kanë pëlqyer (mustehab) të ushqejnë për ta (për shpirt të tyre) këto ditë. Besimtari dhe mynafiku, sprovohen në varret e tyre. Besimtari sprovohet shtatë, ndërsa mynafiku sprovohet dyzet mëngjese,”- thuhet në një nga mësimet e shenjta të fesë islame.
Moderatori edi Oga ka bërë një status pikërisht duke kujtuar se sot janë të shtatat e Teatrit Kombëtar.
“Teatrin Kombëtar “e gllabëroi” uria e të pangopshmëve e ndihmuar nga shqetësimet estetike të të frustruarve delirantë! Sot Teatri Kombëtar ka “të shtatat”!”- shkruan ndër të tjera Oga.
Postimi i plotë:
“TË SHTATAT…”
Teatri Kombëtar i përngjasonte një katedraleje apo një xhamie të madhe përsa një objekt KULT-uror!
Ashtu si në një objekt kulti religjioz, edhe në Teatrin Kombëtar, ndodhte ndriçimi dhe pastrimi (katarsis) shpirtëror!
Teatri Kombëtar duhet të ishte kthyer në një qendër muzeale, që të kaluarën tonë të mos e tregonim vetëm në galeritë e Bunkartit apo Shtëpisë me Gjethe!
Teatrin Kombëtar “e gllabëroi” uria e të pangopshmëve e ndihmuar nga shqetësimet estetike të të frustruarve delirantë!
Sot Teatri Kombëtar ka “të shtatat”!
Pas disa viteve, do na thonë se vdiq nga Covid-19…!