“Sovranistët” e Kosovës kundër SHBA janë ose idiotë, ose spiunë të Rusisë?
Nga Kreshnik Spahiu
Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Kurti s’e mbron dot sovranitetin e Kosovës as 24 orë. Kush mendon ndryshe në rastin më të mirë është idiot dhe në rastin më të keq spiun i Serbisë ose Rusisë. Kosova sot ka një sovranitet të kufizuar dhe çdo lider sovranist i Prishtinës apo Tiranës është i çmendur ose agjent i shërbimeve anti-shqiptare.
E imagjinoni dot Tajavanin të përplaset diplomatikisht me Amerikën? Tajavani është 1000 herë shtet më i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht se Kosova, por pavarsia e Tajvanit mund të shkërmoqet 24 orë prej Kinës nëse largohet Amerika.
S’ka turp dhe mosmirnjohje më të madhe se përplasja e politikanve shqiptarë me SHBA. Në rastin konkret përplasjet e Kurtit me SHBA dhe BE, do i sjellin Kosovës pasoja të rënda.
Pas çerek shekulli të luftës në Kosovë, për herë të parë SHBA dhe BE konsiderojnë shtetin e Kosovës të dhunshëm dhe serbët viktima të kësaj dhune. Trashëgimtarët e Bill Klintonit i cili derdhi lot, gjak dhe miliarda dollarë për çlirimin dhe pavarsinë e Kosovës po ndeshin në një mosmirnjohje klasike në dy gjysëm shtetet shqiptare në Ballkan. Albin Kurti i cili nuk pati kurajon të jap dorëheqje para Marveshjes së Ohrit e kanë kapur ethet e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
Atij i duhet të përmbushë detyrimin për lejimin e Asosacionit të 10 komunave serbe në Kosovë. Duke parë humbjen e elektoratit ai demostrojë forcën në veri të Kosovës. Falangat serbe të dirigjuara nga Vuçiç padyshim që provokuan dhunë dhe kryeministri Kurti kishte mundësinē që fajin tja u linte serbëve dhe jo Kosovës.
Sot SHBA, BE, Berlin apo Brukseli konsiderojnë fajtor të dhunshëm shtetin e Kosovës dhe nga ana tjetër viktimë minoritetin serb. Albini i bëri nderin e jetës Vuçiçit, i cili ka prekur fundin politik dhe është diskredituar nga lidhjet e tij me mafien dhe aferat korruptive. Në ditën e tij më të keqe, Vuçiç e ka bërë Serbinë partnere më të afrët me perëndimin sesa Kosova, dhe e gjitha kjo falë Albin Kurtit. Albin Kurti nuk e ka kuptuar ende që s’mund ti tregojë ai SHBA dhe BE se si duhen zgjidhur projektet e tyre në Ballkan.
Albini duhet kuptojë që Amerika ka prioritet luftën me Rusinë dhe konfliket me Kinën dhe jo fshatrat e Kosovës. Albini duhet të kujtojë se ai është i përkohshëm dhe Kosova e përjetshme. Albini duhet të qartësohet që Kosovën as nuk e çliroi dhe as nuk e krijoi ai por SHBA dhe UÇK. Albini dukshëm do më shumë pushtetin sesa shtetin dhe për këto arsye po mendon për disa vota aktivistësh sepse po ndjen zgjedhjet e parakohshme. Sot Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që e izolon por që e hap Kosovën.
Përplasja me perëndimin mund ti detyrojë amerikanët të sjellin në tavolinë “Planin B” që është ndarja ose autonomia e serbëve në Kosovë. Prandaj Albin Kurti duhet kuptojë që pakicat kombëtare nuk i shtyp dot me dhunë kur ke një shtet prej kartoni dhe një sovranitet si tullumbac. Rrugë të mesme nuk ka: Ose do bashkjetosh me pakicat serbe me kushtet e Amerikës, ose shumë shpejt do ketë në tavolinë opsionin e autonomisë të imponuar nga perëndimi. Atëherë do e shikonim Albin Kurtin sa byth do kishte të nxjerrë policinë apo ushtrinë kundër NATO-s.
Problemi është që mos mbërrij ajo ditë sepse po u soll kështu ky sdo jetë kryeministër sepse SHBA mund ta shpall Non-Grata njësoj si “sovransti” i Tiranës dhe Dodiku i Republikës serbska. Albinit dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte në opozitë, herën e tretë rrezikon që mund t’ja heqin përjetësisht si miku i tij në Tiranë. Albini s’do jetë kryeministër por zjarri që po ndez në veri mund ti dal tym i zi shumë shpejt në gjithë Kosovën. Le të lutemi që të jetë “budallallëk” ashtu siç e quajti dje emisari gjerman Albin Kurtin.