Spartak Ngjela: Presidenti grek, një injorant që ka frikë nga…

Kanë frikë se kjo kohë nuk ua përkrah më pushtimin e territoreve shqiptare?
Ka frikë nga aleanca shqiptaro – amerikani për Ballkanin Perëndimor?
Ka frikë nga aleanca germano- shqiptare për Ballkanin Perëndimor, duke kujtuar 200 miliardët e eurove që i kanë borxh Gjermanisë?

Nga Spartak Ngjela

Vetëm një injorant që nuk e njeh as historinë si shkencë, as të drejtën si koncept juridik, dhe as fajësinë ndaj një krimi si përcaktim krejt personal dhe as fare si përcaktim koleltiv, vetëm ky mund të flasë ashtu siç foli Presidenti grek dje për genocidin çam antishqiptar që kanë ushtruar hordhitë kriminale greke kundër popullit shqiptar në vitin 1945.

Çfarë na tha dje Presidenti grek me një kërcënim qesharak, kur i kërkoi politikës shqiptare që të mos e pëmendte as si emër çështjen çame, duke i quajtur mijëra fëmijë, gra e pleq shqiptarë të masakruar si bshkëpunëtorë të nazizmit?

Çfarë, pra:

Kërcënoi Shqipërinë?
Kërcënoi shqiptarët?
Iu kujtuan hijet makabre të sa kaluarës që kërkojnë shpëtimin ndaj përgjegjësisë për krimet anti-shqiptare?
I trembet i zhvillimit ndërkombëtar të Shqipërisë?
I trembet të vërtetës për shqiptarët e Ballkanit Perëndimor?
Iu kujtua në panik se vetë Greqia është një shtet dy kombësish, shqiptaro-grek, dhe këta tipa si Presidenti aktual grek kanë ushtruar në Greqi dhunë barbare kundër gjuhës shqipe, dhe kanë ushtruar genocid antishqiptar?
Kanë frikë se kjo kohë nuk ua përkrah më pushtimin e territoreve shqiptare?
Ka frikë nga aleanca shqiptaro – amerikani për Ballkanin Perëndimor?
Ka frikë nga aleanca germano- shqiptare për Ballkanin Perëndimor, duke kujtuar 200 miliardët e eurove që i kanë borxh Gjermanisë?
Apo ka, më në fund, frikë se padrejtësitë që Europa e vitit 1913-1915 ka bërë kundër popullit shqiptar në Ballkan, tani, me qëndrimin amerikan, po kërkon të heqë dorë nga padrejtësitë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve?

Cila nga këto pyetje është më e saktëa?

Janë të sakta, që të gjitha bashkë; prandaj mund të thuhet se ai është një President i dominuar nga frika e padrejtësisë antishqiptare. Por duhet të durojë, se është vetëm fillimi.

SHKARKO APP