Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi do t’i godasë dy palët njësoj

Si do të aplikohet reforma në drejtësi dhe çfarë pasojash do të sjellë ajo në sistemin gjyqësor? Avokat Spartak Ngjela ka qenë një avokat i zjarrtë i reformës më të re që ka miratuar parlamenti shqiptar duke e konsideruar atë si një reformë amerikano-gjermane, gjë që për Ngjelën jep dhe garancinë që është e duhura.

Ngjela ishte i ftuar në një bisedë me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës në “Forumet UET”, një aktivitet ku ftohen aktorë të jetës publike dhe politike.

Sipas Ngjelës palët politike nuk kishin interes për të bërë reformë të tillë, por ishte ndërhyrja amerikane që e nxiti këtë dhe kryeministri Rama u tha “po” amerikanëve.

“Reforma është goditja e abuzimit dhe ajo që ndodhi këtu është se reforma u bë nga amerikanët dhe nga Brukseli”, tha ai duke theksuar se garancia vjen nga fakti që amerika është përfshirë në këtë gjë. Ngjela i njohu meritën kryeministrit Edi rama që e pranoi reformën sicc e kërkuan amerikanët, ndërsa shtoi se  kjo reformë do t’i godasë të dy palët njësoj. “Nuk po them se këtu një palë është e mirë e një palë është e keqe sepse nga reforma do të vuajnë barabartë, të gjithë janë të rrezikuar nga kjo reformë. Pra reforma do t’i godasë të dyja palët, por le të themi që njëra palë këtu është me amerikanët”,- tha ai ndër të tjera.

Më tej Ngjela e konsideroi Vetingu-n si një gjë të përkohshme, por jo antikushtues.

“Nuk është antikushtetuese sicc po mundohen disa të thonë, është krejtësisht i bazuar në Kushtetutë, në nenin 17 të saj, ku kjo situatë konsiderohet si situatë emergjente”,- theksoi Ngjela.

Sipas tij kjo lloj reforme mund të jetë e përkohshme dhe kur të zbatohet atëherë do të ketë një riformulim.

Ai e konsideron këtë moment si një moment politik të rëndësishëm për vendin, si të vetmen mundësi për të siguruar një pushtet gjyqësor të pavarur, pa të cilin, sicc theksoi Ngjela asnjë sektor tjetër nuk funksionin sicc duhet.

Ngjela ka qenë një ideator dhe mbrojtës i hershëm i reformës në drejtësi duke i botuar pikpamjet.

SHKARKO APP