Sporti është biznes, ne e duam akoma luftë…

 

Nga Artan Fuga

E politizuam, e kthyem në çështje kombëtare, e transformuam në problem mbarëkombëtar, e shoqëruam me masa policore sikur do bëhej regjistrimi i popullsisë në kohën e monizmit,

Swiss Digital Desktop Reklama

e trajtuam si çështje diplomatike,

Swiss Digital Mobile Reklama

i dhamë simbolikën e suksesit të zhvillimeve të vendit tonë, ekonomike, sociale dhe kulturore,

i shtymë nja pesë muaj nga jeta me pritshmërinë e kësaj dite plot ankth,

u tensionuan me plisa, me ballista, me partizanë, me legalista,

heroi mbaroi në qeli, i kapur me armë,

një bebe i vetëm i pakulturuar ndër ne që qëlloi me llastiqe si Coli te një film me guerrilsa italianët, e shoqëruam me nota protestash, ku ambasadori ynë nuk pranon të marri notën a thua se nuk ka rolin edhe të postjerit,

andej nga veriu anash këmbëve të urës tensione mes nesh dhe atyre,  luftë për kontroll biletash, trajnerit i dhamë edhe titullin doktor në socio-llo-llo-gji, dhe ku u derdh alkooli me shishe, sipas fotografive, në mjedise shkolle, e paparë, e padëgjuar,

bllokuam qarkullimin rrugor, tunelet, sollëm nëndetëset nga Limanpashai në Elbasan nga qafë Krraba…, dhe në fund u rrahëm me dy gola pas ndeshjes!

Normale fare.

Dhe krenohemi vetëm se policët e shkretë e zemërmirë e bënë si duhet punën e tyre???

E gjitha kjo për një ndeshje basketbolli a tenisi midis ca çunash që luajnë futboll andej nga Europa dhe i dinë mirë llogaritë e tyre me njeri tjetrin…

Sporti është gjithandej biznes e ne e duam akoma luftë…

Ore, mos jam në ëndërr unë, apo çfarë ???

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?