Sqarim i gazetës për shkrimin e Çupit: Tony Blair vjen për drogën e Ramës?

Nisur nga mijëra komente që kanë mbërritur në adresën e web-it të “Koha  Jone” si dhe nga sms-të e lexuesve të gazetës në lidhje me shkrimin e sotëm të botuar në gazetën “Koha jone” si dhe online në www.kohajone.com, të shkruar nga Frrok Çupi me titull ““Tony Blair vjen për drogën e Ramës?” sqarojmë se gazeta mbetet e lirë për çdo opinion apo analizë.

Si për të zotit Çupi, i cili është i pari kryeredaktor i një gazete opozitare si “RD”, ashtu edhe të zotit Tony Blair apo stafit të tij në lidhje me analizën e Çupit.

Natyrisht që mendimi i redaksisë së gazetës “Koha Jone” për ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Blair mbetet ai që kanë të gjithë shqiptarët kudo që janë: si Njeri që i dha Pavarësinë Kosovës, bashkë me ish-Presidentin Bill Clinton.

Redaksia e “Koha Jone”

 

SHKARKO APP