Statistikë Dramatike dhe Zgjidhje!

Nga: Hasan Metuku

Avokat-New York/ SHBA

Mbi njëmijë shqiptarë kanë kryer Doktoraturën në Universitetet perëndimore. Mbi njëzet e dy mijë kanë kryer studimet Master në po këto universitete. Rreth gjashtëdhjetë mijë kanë përfunduar studimet Bachelor dhe me mijëra të rinj dhe intelektualë të tjerë janë shkolluar në Universitetet e vendit. Fuqia, Fytyra dhe e Ardhmja e Shqipërisë duhet mbështetur tek kjo elitë, tek “Armata e Dijes”! Por sa i kë plotësuar pritshmëritë për këtë Armatë të Dijes qeveria e z.Rama?! Zero. Sot, një i ri që mbaron studimet jashtë Shqipërisë as që e çon ndërmend rikthimin, kjo nisur nga fakti se të gjeturit e një pune në administratë apo edhe në tregun privat vendës është një “epope” më vete. Ndërsa një i ri që mbaron studimet në Shqipëri shikon si të vetmen mundësi largimin nga vendi, madje edhe me koston e një pune të rëmdomtë që nuk përkon ose nuk i afrohet aspak investimit të bërë gjatë katër apo më shumë vietve në universitet. Dhe për ta bërë më të kuptuehsme këtë gjë, mjafton të kujtosh se nga 2013-ta janë larguar nga vendi mbi gjashtëqind mijë shqiptarë, nga ku më shumë se 90 përqind e tyre kanë pasur vetëm biletë vajtje… Mbi treqind mijë të tjerë aplikuan për llotarinë amerikane, një në katër shqiptarë ka bërë plane konkrete për tu larguar nga Shqipëria si dhe një në dy shqiptarë nuk e sheh të ardhmen e fëmijëve aty.

Në dy vitet e fundit shqiptarët zunë vendin e parë në vendet Bashkimit Evropian si azilkërkues, aq sa jo pa qëllim kjo gjë solli edhe reagimin e Holandës për vendosjen e regjimit të vizave. Shqiptarët nën sundimin e Rilindjes lanë pas në kërkesën për azil dhe refugjatët sirianë që sundohen nga gjakatari që do dënohet një ditë si kriminel lufte dhe krime kundër njerëzimit, Bashar Al Asad. Pra, mjafon ky fakt për të kuptuar se deri në çfarë pike e ka çuar vendin “Rilindja” e z.Rama. Asnjë komb tjetër që normalisht nuk është në luftë, nuk ka pësuar këtë emigrim, kjo bazuar në popullsinë e vet. “Edhe bullgarët, rumunët, kroatët, emigrojnë sa në Gjermani dhe në Angli. Kjo ëhstë një sëmundje që ka mbërthyer Europën”, është shpjegimi sa naiv dhe aq dashakeqës i kryeministrit. Por ky i fundit harron një fakt shumë domethënës, që pikë s ëpari si rumunët dhe bullgarët e kroatët lëvizin (dhe jo emigrojnë) drejt Gjermanisë dhe Anglisë si nënshktetas të Bashkimit Europian dhe kanë të njëjtat të drejta sikundër gjermanët, francezët, etj. Së dyti, duhet parë raporti i popullsisë: nëse Rumania ka sot 20 milionë banorë dhe nga vendi janë larguar gati 2 milionë të tillë, raporti është një një dhjetë banorë. Ndërsa në një vend si Shqiopëria me dy miulionë banorë, largimi i pesëqind mijë të tillë kalon çdo imagjinatë emigrimi, pasi kemi të bëjmë me 1 në 4 banorë që largohet dhe nuk kthehet më në vend.

Të mendosh se largohet pjesa më dinamike e shoqërisë, ajo që jo vetëm sjell të adhura të mjaftuehsme në fondin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, por ndihmon në rritjen sociale të popullisë. Aq problematike është kjo lëvizje sa edhe vetëm specialistët (ata që kanë mbetur) të Rilindjes kanë dhënë alarmit për falimentimin e sigurt të struktuës së pensioneve në një kohë mjaft të shkurtër. Është normale, po të mendosh se në Shqipëri ke më shumë pensionistë sesa kontribues në sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Ky ëhstë peshqeshi i qeverisë së z.Rama, të cilën sot nuk duan ta kuptojnë majtistë, por nesër do ta vuajnë njëlloj si çdo qytetar i vendit.

Por përtej arsimit, emigrimit, problemeve social-ekonomike, Shqipëria e sotme dhe shqiptarë luftën kryesore e kanë me mungesën e votës së lirë, pasi ajo është çelësi i politikës për ti mbajtur të varfër. Kush nuk ka mundësi për të zgjedhur lirisht do mbetet gjithmonë i varfër dhe duket se këtë gjë e kanë kuptuar më mirë se cilëtdo Rilindasit. Përgjimet e fundit të BILD kanë treguar qartazi mënyrën sesi socialistët-specialistë kanë arritur që edhe në një bastion të djathtë të dinë sesi me vjedhje vote, shtrëngime, kërcenime dhe klanosje ta bëjnë të majtë deri në çudi.

Sot më shumë se kurrë i jepet përgjigje pyetjes sesi vetuesi dibran, i cili në 2015 votoi gjithsesi pro PD-së, paçka se kandidati i kësaj të fundit kandidonte për herë të katërt dhe kishte përbvallë jo vetëm Shukriun e Rilindjes por edhe një të pavarur, i cili mori plot 1500 kryesisht të djathta. E majfta fitoi me 400 vota diferencë, por vetëm një vit më vonë, në momentin më të keq, pas skandalit me “brekët e Shukriut”, kur mendohej se PD-ja do të rikthehej fuqishëm në Peshkopi ndodh “gjëma”: Muharrem Rama fiton me 4 mijë vota diferencë. Por ëfarë të mirë paskësh sjellë PS-ja në vetëm një vit qeverisje në zonë dhe për më tepër me një skandal mbi shpatulla të ish-kryuesbashkiakut që të merrte kaq shumë vota?! E vërteta vonoi por në fund doli në pah nga përgjimet e Bild: vjedhje e hapaur me banditë, kriminelë, kërcënime dhe kanosje. Kjo ishte filozofie e Rilindjes.

Mjafton kaq që Parti Demokratike dhe opozita të kërkojnë me çdo kusht që të mos shkojnë në zgjedhje teksa në krye të vendit ëhstë ai që i vejdh zgjedhjet. Edi Rama është armik i Votës së Lirë dhe këtë e ka vërtetuar më së miri jo vetëm në Dibër, por edhe në Durrës, Kavajë, Elbasan, Krujë e gjetkë. Edi Rama e ka dhunën pjesë të psiqikës dhe veprimit individual dhe politik, ndaj edhe sot ky personazh kërkon me çdo kusht që të mbrojë karrigen e tij. Ai ka kriminilaziuar Shqipërinë dhe sundon atë me bandën e tij kriminale, duke dhunuar opozitarët dhe terrorizuar qytetarët. Rama duhet përmbysur, jo thjesht të ikë! Shiptarët duhet që një herë e mirë të ndahen nga tranzicioni dhe të krijojnë një elitë te re politike, tek e cila më së pari të kenë besim vetëm shqiptarë dhe më pas edhe komuniteti ndërkombëtar. Por me Ramën kjo gjë është totalisht utopike.

SHKARKO APP