Studimi/ Politikanët që gënjejnë më shumë, kanë më shumë mundësi për të fituar zgjedhjet
S B October 11, 2020 at 11:32AM
Populli mund të jetë lodhur nga kandidatët të cilët bëjnë premtime në fushata zgjedhore, dhe më pas i harrojnë ato kur janë në detyrë, megjithatë një studim i ri sugjeron se politikanët që gënjejnë kanë më shumë mundësi për të fituar në zgjedhje.
Studimi i kryer nga ekspertët në Universitetin e Bath të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Universitetit të Konstanz në Gjermani, thekson që pavarsisht faktit se votuesit shprehen se besimi dhe legjitimiteti janë faktorë të rëndësishëm që ata të vendosin se cilin kandidat do të votojnë, politikanët që përparojnë janë ata që janë më të përgatitur që të heqin dorë nga premtimet e tyre elektorale.
Në studimin e tyre, ekonomistët hartuan një eksperiment për të provuar rëndësinë e besueshmërisë dhe për të parë se si individët reagojnë kur përballen me skenarë të ndryshëm të zgjedhjeve. Procesi i tyre zgjedhor i ndarë në dy faza përfshinte së pari individë që garonin kundër njëri-tjetrit për të fituar kandidaturën e partisë së tyre (të ngjashme me zgjedhjet paraprake të SHBA).
Ata më pas pyetën ‘kandidatët’ se sa do të investonin (në një shkallë deri në 100), për të parë se sa të etur ishin të fitonin për sa i përket parave, kohës ose përpjekjes që do të bënin për të kaluar fazën e përzgjedhjes. Ata që investuan më shumë kishin probabilitetin më të lartë për të kaluar në raundin e dytë.
Nëse zgjidhen, kandidatët e ardhshëm duhej të tregonin sa para do t’u premtonin votuesve në fushatë, duke u përpjekur të fitonin një publik të pavendosur. Kjo mund të pasqyrojë premtimet për taksat dhe shpenzimet. Në fund, nëse zgjidhen, politikanët duhet të vendosnin se si të merrnin vendime jashtë garës zgjedhore, duke zgjedhur nëse do të hiqnin dorë nga premtimet.
Përfundimet e tyre nënvizojnë se ata që kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë përmes procesit të përzgjedhjes për shkak të investimeve të tyre të mëdha në fazën e parë, ishin ata që nuk iu bindën premtimeve kur u zgjodhën në detyrë. Me fjalë të tjera, ata që kishin qenë më të etur për t’u zgjedhur ishin gjithashtu ata që kishin më shumë gjasa të devijonin nga ato që kishin premtuar.
Studiuesi kryesor nga Departamenti i Ekonomisë i Universitetit të Bath, Dr Maik Schneider shpjegon:
“Ekziston një paradoks i qartë këtu për sa i përket një elektorati i cili thotë se ajo që mungon në politikë është besueshmëria, por rezultatet tregojnë se kandidatët që gënjejnë më shumë, kanë shanse më të mëdha për të fituar postin.”
Ekipi pas sudimit sugjeron të ketë një kontroll shumë më të fortë të fakteve, transparencë rreth financave në fushatë, dhe vëzhgim publik të premtimeve.