Sulmet e Parisit: BE në bisedime emergjente për mbylljen e kufijve

 

 

Vrasja e Abdelhamid Abaaoud ka rritur presionin për të shtrënguar kontrollet, ndërsa Franca po shtyn për deklarim lufte nga Kombet e Bashkuara mbi ISIS.

Ministrat Europianë do të mbajnë bisedime emergjente të premten për shtrëngimin e kontrollit të kufijve, mbasi vrasja e të dyshuarit si udhëheqes të sulmeve në Paris në një apartament në kryeqytetin francez ka vënë udhëheqësit europianë nën presion të madh për të patur nën kontroll të rreptë kufijtë e jashtëm dhe të brendshëm europianë. Abdelhamid Abaaoud, udhëheqësi i dyshuar i sulmeve në emër të Shtetit Islamik, i cili la 129 njerëz të vdekur, vdiq gjatë sulmit policor të mërkurën në një apartament në veri të Parisit. 28 vjeçari fillimisht u mendua se ishte në Siri, nga ku ai ishte mburrur për planet e sulmit ndaj Perëndimit dhe prezenca e tij në Francë ka ngritur pyetje sesi një nga më të kërkuarit e Europës mund të lëvizte lirshëm rreth kontinentit.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cayeneuve, deklaroi se Abaaoud ka luajtur një “rol vendimtar” në sulmet e Parisit dhe ishte i dyshuar në përfshirjen e 4 nga 6 komplote terroriste që Shërbimet e Inteligjencës franceze kanë zbuluar deri tani gjatë këtij viti.

Trupi i gjymtuar i Abaaodu, personit të lidhur me 6 komplote terroriste përgjatë Europës, u gjet në rrënojat e një apartamenti të shkatërruar në St-Denis dhe u identifikua nëpërmjet mostrës së lëkurës. Cayneuve tha se, "është urgjente që Europa të zgjohet, të organizohet dhe të mbrohet nga kërcënimi terrorist”. Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë së Europës do të takohen në Bruksel, ku do të diskutojnë shtrëngimin e kontrollit për të gjithë udhëtarët në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen si një masë emergjence. Cazaneuve u bëri thirrje ministrave të tjerë që të bien darkord mbi një regjistër mbarë eruropian të informacionit mbi udhëtarët, përmirësime të kontrollit përgjatë kufijve të jashtëm të Europës dhe koordinimi më i mirë kundrejt trafikimit të armëve.

“Franca ka bërë thirrje për këto masa për më shumë se 18 muaj dhe ka patur disi përparim,” tha ai. “Por nuk është mjaftueshëm  dhe nuk shkon shumë larg… Të gjithë duhet të kuptojnë që Europa duhet të organizohet, të rimarrë veten dhe të mbrohet nga kërcënimi terrorist". Ministrat priten të zbulojnë një sërë masash, përgjithësisht elektronike me qëllim luftimin e terrorit dhe përmirësimin e kontrollit. Gjithashtu si masa emergjente do të jetë shtrëngimi i kontrollit për të gjithë udhëtarët tek kufijtë e jashtëm të zonës Shengen, ku bëjnë pjesë 26 kombe Europiane.

Shumë e kanë diskutuar më përpara, veçanërisht mbas sulmit mbi Charli Hebdo në Paris janarin e këtij viti, por nuk e kanë implementuar. “Por për shkak të Parisit është shansi më i mirë për t'i zbatuar, sepse në disa javë do të harrohen sërish”, pranoi një diplomat i lartë i BE.

Kryetari i Europolit, agjencisë policore të BE, të enjten zbuloi një numër më të lartë të “luftëtarëve të huaj”, të dyshuar dhe potencial në listën mbikqyrëse të saj nga sa mendohej. Më vete Franca do lobojë për çfarë në fakt është një deklaratë lufte ndaj ISIS tek Këshilli i Sigurisë së Bashkimit të Kombeve me një rezolutë, e cila u bën thirrje të gjithë anëtarëve të “marrin të gjitha masat e nevojshme” për të mundur grupin e terrorit pas sulmeve të Parisit.

Zyrtarë francezë të Bashkimi i Kombeve kanë qarkulluar një draft, i cili i bën thirrje shteteve të “dyfishojnë dhe të koordinojnë përpjekjet e tyre” ndaj ISIS. Me sa kuptohet rezoluta është e formuluar që të inkurajojë bashkim, në mënyrë që kalojë sa më shpejt të jetë e mundur. Britania, e cila mban presidencën e këshillit, deklaroi që do ta mundësojë miratimin me votë, porsa Franca të jetë gati. Ambasadori francez, Francois Delattre tha të enjten: ”Kërcënimi i jashtëzakonshëm dhe i pashembullt që i kanoset të gjithë komunitetit ndërkombëtar nga ky grup, kërkon një përgjigje të fortë, të bashkuar dhe të qartë nga këshilli sigurues.

“Ky është synimi i projekt-rezolutës tonë, i cili i bën thirrje të gjithë shteteve anëtare të marrin të gjitha masat e nevojshme për të luftuar Daesh[isis]”. Zyrtarët francezë duken optimistë për sukses, sepse ISIS ka sulmuar dhe vrarë shtetas rusë dhe kinezë, të cilët kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit dhe e përdorin shpesh për të bllokuar rezoluta që sygjerojnë ndërhyrje përtej kufijve sovranë.

Pavarësisht një mosmarrëveshjeje në lidhje me një projekt-rezolutë të veçantë ruse për Sirinë, i dërguari në OKP i Moskës, VitalyChurkin, kishte një shënim pajtues, duke treguar se ai nuk kishte ndonjë kundërshtim me tekstin e francezëve dhe sugjeroi që masat ruse mund të miratohen në një kohë më vonë. Duke cituar zyrtarë francezë, gazeta “The Independent” raportoi që drafti u bën thirrje të gjithë anëtarëve “me kapacitetin për të vepruar” për të “marrë të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, veçanërisht me të drejtat ndërkombëtare të njeriut, ligjin për refugjatët dhe të drejtën humanitare, mbi territorin nën kontroll të ISIS në Siri dhe Irak, të dyfishojnë dhe të koordinojnë përpjekjet e tyre për të parandaluar dhe shtypur aktet terroriste të kryeranga ISIS dhe për të zhdukur parajsën e sigurtë që kanë themeluar në Irak dhe në Siri”. Projekt-rezoluta franceze nuk jep ndonjë bazë ligjore për veprim ushtarak dhe nuk i drejtohet kapitullit të shtatë të kartës së OKB, e cila autorizon përdorimin e forcës. Por diplomatë francezë thanë se projekt-rezoluta do të sigurojë mbështetje të rëndësishme politike ndërkombëtare në fushatën anti-Isis.

Drafti i Francës u paraqit pasi Rusia paraqiti një tekst të rishikuar të një projekt-rezolute të veçantë, e cila bën thirrje për luftimin e ISIS me miratimin e Sirisë. Drafti i tyre nuk është pranuar nga SHBA, Britania dhe Franca, të cilat refuzojnë të bashkëpunojnë me regjimin e  presidentit Bashar al-Assad.

Ambasadori britanik në OKB, Mathhew Rycroft, theksoi që masat ruse “kërkojnë të legjitimojnë autoritetin e Assad” dhe shtoi se, “nuk ka shumë gjasa që të pranohet”. Rusia dhe Perëndimi janë treguar të paafta për të kapërcyer mospajtimet mbi të ardhmen e Asadit, me SHBA dhe aleatët e saj evropianë dhe të Gjirit që kërkojnë largimin  e udhëheqësit sirian nga pushteti. Drafti francez e përshkruan ISIS si një “kërcënim global të pashembullt ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare” dhe thekson se së shpejti do të vendosen sanksione kundër udhëheqësve të grupeve dhe mbështetësve të tyre. Teskti “dënon në mënyrën më të fuqishme sulmet e tmerrshme terroriste” nga grupi i Shtetit Islamik në Paris dhe Beirut dhe gjithashtu përmend dhunën në Tunizi, Turqi dhe Egjipt gjatë vitit 2015.

(Marrë nga The Guardian).

Përktheu: E. L.

SHKARKO APP