Sulmi në kryeministri pas vrasjes së Azem Hajdarit (video). Nga AP
Associated Press vijon të publikojë pamje filmike nga arkivat e saj që dëshmojnë momente kulminante të trazirave të periudhës 1997 – 1998 në Shqipëri. Kjo video tregon momente të mësymjes së qytetarëve në kryeministri pas nderimeve që iu bënë deputetit Azem Hajdari të vrarë përpara Partisë Demokratike më 12 shtator. Protestuesit në atë kohë morën nën kontroll edhe ndërtesën e Radio Televizionit Publik Shqiptar, ndërsa kryeministri Fatos Nano u detyrua të largohej jashtë vendit.