Surprizë e hidhur për PS-në në Përmet

 

Mund të thuhet se pritej një rezultat i tillë në Përmet.

Rivendosja e Gilberto Jaçes si kandidat për Bashkinë e Përmetit, krijoi tensione brenda PS-së dhe një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të kësaj zone, Vladimir Kosta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi ka mbaruar numërimi i votave, kandidati i opozitës ka fituar me një diferencë të theksuar. Ai ka marrë 4771 vota, përkundrejt 3188 votave të rivalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu pas Hasit, që u fitua nga e majtë, surpriza e dytë e madhe qe në Përmet, një zonë e konsideruar historikisht si thellësisht e majtë, ku Partia Socialiste i humbi zgjedhjet me kandidatin e saj Gilberto Jaçe dhe i humbi me rezultat shumë të thellë.

Kandidati demokrat Niko Shupuli, një inxhinier elektronik, rezulton se mori 60 përqind të votave.

Në një intervistë para zgjedhjeve për BIRN, Shupuli deklaroi se e mendon të ardhmen e krahinës së Përmetit te agroturizmi dhe turizmi i natyrës.

Mapo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?