Tahiri urdhër:Të ruhet deputeti Shalsi. Protestuesit: Do e fusim në kazan !
Protesta e shoqerise civile ditën e shtunë, siç paralajmëron lapsi i Shkullak-Bushatit, do të jetë masive kundër ligjit të importit të mbetjeve nga Europa. Protestuesit kanë në plan që të grumbullohen para sheshit tek kryeministria, aty ku pikërisht detyruan kryeministrin Rama të tërhiqej nga vendimi për armët kimike. Me parulla dhe kazanë plehrash do të fillojnë “muzikën” e plehrave dhe me pas do të vërshojnë nga bulevardi drejt vendit ku do të mblidhet asambleja e PS-së. Ndonëse do të ketë forca policie kudo ditën e shtunë protestuesit me kazanë-makina do të ecin drejt Asamblesë socialiste e cila do mblidhet pikërisht ditën e shtunë.
Por mësohet se disa grupe të shoqërisë civile do të jenë në ndjekje të deputetit inicues të këtij ligji Eduart Shalsi(PS) për ta futur në kazanin e parë të rrjeshtit të kazanëve që do rrethojnë kryeministrinë dhe Asamblenë e PS-së. Nuk flitet për lëndim fizik, porse simbolik, shprehen burime nga protestuesit e ditës së shtunë.
Ministri Saimir Tahiri duke patur informacione se mundet mes shoqërisë civile se do të ketë edhe të rinjë nga PD-ja dhe mund ta marrin deputetin inicues me forcë, ka urdhëruar që disa forca speciale ta ruajnë deputetin Shalsi.
Po për këtë plan të protestuesve është lajmëruar Kryeministri Rama, i cili mësohet se ka thënë se protesta le të lejohet, bile të vijnë edhe në Asamblenë e PS-së. I kanë dy veta në Asamble, sipas Ramës, ish-deputetin Kokëdhima dhe deputetin Blushi të cilët janë kundër ligjit.
Po kështu dy ministra të kabinetit Rama, njëri që mezi peshon 60 kilogram protestuesit duan ta fusin në thes plehu, prapë në mënyrë simbolike, kurse ministrin tjetër këmbëgjatë i kanë gjetur një kazan nga ato të kohës së Saliut të I-rë ku rrihej Servet Pellumbi e Kastriot Islami në sheshin “Skenderbej”. Janë kazanë në formë hinke.
Protesta do jetë masive të shtunën dhe deputetët e PS-së janë udhëzuar nga Ministri Tahiri që të mos lëvizin me makinat e tyre luksoze , por me taksi që të bien në sy të protestuesve të shoqërisë civile.