Takimi i parë: Merkel tek Donald Trump
Mund të jetë vizita më e vështirë e Merkelit: Ajo takon Donald Trumpin(14.03) që e vlerëson si katastrofale politikën e saj ndaj refugjatëve, ndërsa Merkel refuzon dekretin e Trumpit për ndalimin e hyrjes së myslimanëve.
Mund të thuhet se Angela Merkelit i kanë parë shumë sytë në marrëdhënien transatlantike: George W. Bushin jo popullor mes gjermanëve ajo e takoi në Detin Balltik në një “Barbecue” me mish derri. Me Barack Obamën, mjaft të dashur për gjermanët, ajo pati një mëngjes të përbashkët me sallam të bardhë bavarez dhe birrë. Marrëdhënia transatlantike ka kaluar kohë të vështira me të dy presidentët. Kujtojmë luftën e Irakut dhe aferën e NSA-së. Megjithatë Merkel i ka respektuar si duhet këto marrëdhënie, aq sa herët a vonë si Bush edhe Obama, e kanë parë Merkelin si partneren Nr.1 për kontakt në Europë.
Sfida më e madhe
Me Donald Trump Merkel ndodhet para sfidës më të madhe të saj. “Po të shohim politikën amerikane, duhet thënë se asnjëherë marrëdhëniet nuk kanë qenë më të komplikuara se tani”, thotë Josef Janning, drejtues i Zyrës së Berlinit të Këshillit Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (ECFR).
Ndërsa John Harper, ekspert për politikën e jashtme në Universitetin John Hopkins në Bologna, thotë se Merkel duhet të ndjekë një rrugë të re për të ndërtuar marrëdhënie funksionuese me presidentin amerikan. Trump është “një qenie komplet ndryshe” nga Obama dhe Bush, mendon Harper. Ndryshe nga parardhësit e tij ai nuk ka përvojë politike.
Kssaj i shtohet stili i tij: dëshira për të qenë prezent në twitter -shpejt dhe agresiv, mania të shprehet për çdo temë, edhe nëse ajo nuk është politike. Apo edhe grindja e tij mjaft personale me mediat. Trump nuk është vetëm një rast i veçantë në Shtëpinë e Bardhë, por edhe antipodi i Merkeli, me një stil të qetë dhe të menduar.
Qëndrime të kundërta
Biografitë e ndryshme dhe stili i tyre mund të jenë një sfidë e vërtetë për marrëdhënien me njëri-tjetrin. Por krahasuar me qëndrimet diametralisht të kundërta për disa çështje botërore, dy dallimet e para duken të parëndësishme. Kancelarja gjermane preferon një metodë kooperative dhe multilaterale në politikën botërore. Trump e kupton veten si president i një superfuqie, e nuk ka ndonjë vlerësim të madh për institucionet multilaterale, dhe politikën e sheh si një lojë ku në fund nuk del gjë.
Pak pritshmëri
Ekspertët presin pak rezultate në takimin e parë. Sipas analistit Janning, Merkel synon në këtë takim të “marrë premtimin e Trump për procesin e G20-s dhe zgjidhjen e problemeve bashkë në strukturat e përbashkëta”. Një temë tjetër do të jetë e ardhmja e BE-së. Qëndrimin e tij për BE, Trump e ka bërë të qartë, kur ai pas fitores, të parin vizitor të huaj priti, arkitektin e Brexit, Nigel Farage. Prandaj Merkel do të jetë mjaft e interesuar, t’ia bëjë të qartë, Trump se BE është e rëndësishme, jo vetëm për Gjermaninë dhe Europën, por edhe për vetë SHBA-në. Një temë e vështirë, sepse Trump, ndryshe nga paraardhësi i tij, ai nuk e sheh veten si lider të marrëdhënies transatlantike.
Sipas ekspertit Harper nga Universiteti Johns Hopkins, do të ishte sukses, nëse Trump ndryshon tonin kundrejt BE-së. “Ajo që pres të paktën është që Trup të dalë sulmet kudnër BE, dhe të inkurajojë politikanë si Marine Le Pen.” Edhe në çështjen e Moskës pritet që Merkelt’ia bëjë të qartë Trump, se një konfirmim i parimeve të përbashkëta dhe rendit europian pas Luftës së II Botërore, janë baza e marrëdhënieve me Moskën. Nuk dihet nëse Trump dhe Merkel do të krijojnë bazën e marrëdhënieve të tyre që në takimin e parë. Por Harper beson, se “kur Trump ta njohë Merkelin njëherë, nuk do ta ketë të lehtë ta fyejë më.”