Taulant Balla: Telegram nga Librazhdi notarit dixhital, Sali Berisha
Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj një rrobaqepësie që është hapur në Librazhd, ka reaguar deputeti i rrethit të Librazhdit, Taulant Balla. Ironikisht letrës së një qytetari që Berisha e denoncoi sot, Balla i është përgjigjur me një telegram po nga Librazhdi, duke denoncoi ish-kryeministrin se për tetë vjet në pushtet punoi për të gjetur ortakë biznesi për dy fëmijët e tij.
“Telegrami” i Taulant Ballës, në profilin e tij Facebook:
“O Sali! Më tha Genci (Pollo) që je me pushime bashkë me Lirinë tek vila super e madhe dhe pa leje e Argitës në Lalëz. Ndërsa Pamela (Albana Vokshi) më tha që ti rri gjatë në pishinën që ka vila në tarracë.”
“A ke thy nai rekord tjetër në ujë-ndenje apo s’ka kush t’i mat me orët e gjata të sportit tënd idiotesk unikal?!”
“Nuk e kisha në plan të harxhoja asnjë minutë pushimesh për t'u marrë me ty po më thanë që je marrë me mua dhe u detyrova ta shoh qenefin tënd virtual ku ti derdh gjithë rrjedhjet e trurit tënd të kalbur.”
“Mirë me mua, se nuk të konsideroj fare as për burrë dhe as për gjë, por çfarë ke me kompaninë italiane që ka hapur 150 vende pune në një zone që t'i e ktheve në varfërinë e mesjetës?!”
“Ndërkohë që siç thonë librat e llogarive të shtetit kompania i paguan punonjësit 220 mijë lekë në muaj, i mbulon transportin, dhe i paguan shtetit një për një sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore etj.”
“Sa për 90 vjetorin e kompanisë italiane, po Sali, kam pasur nderin të jem i ftuar krahas një përfaqësie nga dega e kompanisë në Librazhd dhe kam shkuar me kënaqësinë më të madhe. Sepse si deputet i zonës i kam qenë dhe do t’i jem pranë kompanisë, qoftë investitorëve, qoftë punëtorëve, për çdo problem e shqetësim! Dhe këtë e bën çdo deputet normal po ti s’ke nga ta dish Sali, sepse ti nga dita e pare në ditën e fundit të pushtetit tënd, punove vetëm për të gjetur ortakë për Gitën dhe Zenin e për të futur kalamajt me përqindje në çdo cep ku firma jote kishte vlerë. Unë nuk jam Gita dhe Zeni, o Sali. Ti ke rrit fëmijë hajdutë. Aq hajdutë sa edhe ish-nuses së familjes tende, mezi e latë të merrte mbrapsht kalin e vjedhur. U desh e shkreta të vinte ta merrte vetë nga Suedia.”
“Prandaj or plak s’po të vej faj sot dhe s’po e zgjas më tutje se ti je i padurueshëm edhe kur duhet me u marrë me ty për arsye pune, jo me sot që jam me pushime.”
“Lagu plak lagu në pishinë e gocës dhe thuaji Lirisë të të masë kohën se kushedi thy nai rekord tjetër! Thyje se do të duhet kur të shkosh në ferr dhe të kërkosh të të hapin vend në pellgun e gjakut për t'i mësu notin dixhital shokëve që të presin atje.”
“Nëse ke dëshire këtë komunikim mund ta vazhdojmë me 6 Shtator në Kuvendin e Shqipërisë. Vetëm kur të flas unë rri në salle, o paburrs.”