Të ardhurat nga taksat: Rama përballë Berishës, kush fiton?
Meqë këto ditë është në qendër të debatit publik mbledhja e taksave nga Qeveria Rama, vlen të bëhet një krahasim i vitit 2012 (viti i fundit i plotë i Qeverisë Berisha) me vitin 2014 (viti i parë i plotë i Qeverisë Rama).
Krahasimi këtu bëhet për taksat më kryesore, si taksat e sigurimeve shoqërore/shëndetsore, tatimi mbi të ardhurat personale, akcizat, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin dhe taksat nacionale. Që shifrat të jenë të krahasueshme, të ardhurat nga këto taksa jepen si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto.
A- Arkëtimet në buxhet nga taksat e sipërpërmendura si përqindje e PBB-së:
21.2% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 22.6% Qeveria Rama në 2014-ën
B-Arkëtimet në buxhet nga TVSH-ja si përqindje e PBB-së:
8.7% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 8.8% Qeveria Rama në 2014-ën
C- Arkëtimet në buxhet nga taksa e sigurimeve shoqërore/shëndetsore si përqindje e PBB-së:
4.2% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 5% Qeveria Rama në 2014-ën
D-Arkëtimet në buxhet nga akcizat si përqindje e PBB-së:
2.7% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 2.9% Qeveria Rama në 2014-ën
E-Arkëtimet në buxhet nga taksat nacionale si përqindje e PBB-së:
2.2% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 2.3% Qeveria Rama në 2014-ën
F-Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi fitimin si përqindje e PBB-së:
1.3% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 1.5% Qeveria Rama në 2014-ën
G-Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale si përqindje e PBB-së:
2.1% Qeveria Berisha në 2012-ën vs. 2.1% Qeveria Rama në 2014-ën
Eduard Zaloshnja