Të gjithë i kanë nxjerrë inatet e tyre

 

Nga Mero Baze

Përfundimi i numrimit të votave për këshilla bashkiake tregon më qartë atë që ka ndodhur jo vetëm mes LSI dhe PS por dhe brenda PS dhe brenda LSI ndaj kandidatëve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleanca mes LSI dhe PS, në të vërtet është një aleancë që u lidh mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, nën betimin që do të jenë luajalë me njëri tjetrin. Për dy vite në qeverisje ata vërtet janë treguar të tillë. Në Ps më kollaj përjashtoheshe po të ankoheshe për LSI se sa për Edi Ramën, ndërsa në LSI Ilir Meta mori vet kontrollin për raportet e ndarjes së pushtetit me PS, për ta konsideruar këtë cështje serioze dhe për të mos lënë vend për keqkuptime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kjo nuk do të thotë që poshtë tyre nuk kishte pakënaqësi. Eficenca me të cilën veproi LSI për punësimet, pushteti i fort që ajo kishte në raport me pritshmërinë për punësime dhe punë të tjerë, krijuan një farë zile në bazë mes socialistëve dhe antarëve të LSI, pasi këta të fundit quheshin me fat, ndërsa socialsitët thuajse mbetën rrugëve.

E vërteta është po ashtu se Edi Ramës nuk mund t’ia hapje këtë bisedë se prisheshe me të, nëse ishe socialist. Ilir Metës nuk kishte kush ti ankohej se po i shkonte puna mirë.

I gjithë ky tension në bazë, natyrisht do shfrynte diku në zgjedhje dhe një përqindje e ulët socialistësh sado që të tentojnë ta mbulojnë, nuk e kanë votuar kandidatët e LSI dhe po ashtu një masë serioze e LSI, nuk i ka votuar kandidatët e PS. Problemi është se kur nuk të voton një masë socialistësh qoftë dhe e vogël në përqindje të rrezikon, pasi pesha e tyre është më e madhe. Nëse shikon votat nga Konispoli në Malsi të Madhe kjo gjë është e qart dhe nuk është arsye për debat, por një realitet që ka qenë debat prej dy vitesh, por s’kemi dashur ta dëgjojmë. Zgjedhjet kanë qenë një rast për të shfryr inatin për këto gjëra dhe ka ndodhur.

Po ashtu zgjedhjet kanë qenë një rast për të parë se si kanë funskionuar strukturat e partive kryesore. Fjala vjen hezitimi kryesor ndaj kandidaturës së Veliaj me të drejt para fushatës ka qenë se mund të mos i merrte gjithë votat e partisë së tij. Tani që shikojmë rezulatet, na del e kundërta. Veliaj i ka marr votat e partisë së tij, por partia e tij ska ruajtur dot votat e veta në Këshill, dhe i janë shpërndarë. Kjo tregon se ka një fetishizim të fuqisë së stukturave të partive tona, para zgjedhjeve, por në finale ata që vendosin janë votuesit e thjeshtë. Nëse shikon listat e këshillave duhet të jesh joserioz ti marrësh të mirqëna ato shifra. Në tërësi ato janë pazaare kandidatësh, që kapin ndonjë parti fantazëm dhe bjerrin votën e partive kryesore. Në disa bashki kjo tendencë ka shkuar në ekstrem. Ata që akuzojnë LSI se në qytetet ku ajo kandidante ka këkruar me të njëjtin ngulm, dhe votën e kandatit dhe të LSI, duhet të shikojnë qytetet ku LSI nuk ka pas kandidat dhe ka triumfuar. Shembulli më klasik është Përmeti dhe Këlcyra. Në të dy bashkit LSI është forcë e parë, në Përmet, PS forcë e dytë ndërsa në Këlcyrë LSI, forcë e parë, PS e treta me një vot më pak se një person i vetëm që mban siglën e një partie fantazëm. Kujtoj se në Këlcyrë ka foituar kandidati i PS

Cfarë ka ndodhur? E qart. Ata që bëjnë moral në emër të partisë, janë të parët që shesin votat e partisë dhe e cojnë këtë në ekstrem. LSI në këtë pikë është parti për tu përgëzuar, pasi dhe atje ku ska pas kandidatët e saj, ja ka dal të jetë aktive dhe të mbroj dhe fitoj votën e saj, duke qenë thuajse parti e dytë në vend.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për përgjegjshmërinë politike të deputëtve në këto zgjedhje. Nëse do më pyesje përpara zgjedhjeve, unë kisha ndjesinë se LSI nuk e merte dot Gjirokastrën, biles dhe ua kisha thënë këtë. E vërtea është se Vangjel Tavo arriti të funksionoj me depuetët socialist, dhe ish kryetarin e Bahskisë dh eja doli ta fiotonte duke i sheshuar mosmarrveshjet. Por në zona të tjera udket se kjo gjë nuk funksionoi dhe iantet kanë bërë punën e tyre.

Por e parë në tërësi tabloja e paszgejdhjeve nuk ëhstë s eka ndonjë problem të ri qëkolaicioni nuk e ka apsur para zgjedhjeve. E vetmja gjë e re, është se PD, duket se në dhiumbjene huymbjes ky sherri PS LSI i duket shpresa e vetme. Në të vërtet kjo është dhe fatkeqësia e vetme e tyre se kështu si po shkon puna, e majta po bëhet aq e madhe sa është e vetmjaftueshme për të pasur dhe pozitë dhe opozitë brenda saj dhe nëse PD nuk ringrihet, elektorati i saj do të jetë 2 vjet më vonë, pjesë e këtyre që po debatojnë. Se dhe ata kanë nevojë ta zbrasin diku inatin, pasi Luli mirë që i ka kthyer në humbës dhe i ka rrahur, por nuk i lë as të qajnë.

TEMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?