Të kthyerit nga IS – mina me sahat?

Pas sulmeve terroriste në Bruksel dhe paralajmërimeve për sulme të tjera në Evropë, hetimet po vazhdojnë në të gjitha pistat. Në fokus janë edhe të kthyerit nga Xhihadi. Edhe në Gjermani janë intensifikuar hetimet.

Grafiku i xihadistëve të kthyer nga Siria dhe Iraku në Evropë

Në Qendrën e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Terrorizmi (GTAZ) në Berlin, çdo ditë ulen së bashku përfaqësuesit e 40 autoriteteve të sigurisë në federatë dhe në lande. Ndër ta janë edhe bashkëpunëtorët e mbrojtjes kushtetuese në lande, BND dhe sigurimi ushtarak (MAD). Ata shkëmbejnë informacione për lëvzijet e mbështetësve të IS-it. Sa persona kanë shkuar nga Gjermania në IS? Dhe në radhë të parë: sa janë kthyer nprej andej?

Autoritetet nuk duan t’i bëjnë publike të dhënat për rrjedhën e informacioneve. Por ekspertët thonë se organet e sigurisë flasin për një vëzhgim të dendur. Hetuesia është përmirësuar falë të dhënave nga shërbimet sekrete të vendeve mike, por edhe deklaratave të xhihadistëve të kthyer, që ata i kanë bërë në proceset pas kthimit në Gjermani.

Deklaratën e tij së fundi para Gjykatës së Lartë në Dyseldorf e ka bërë edhe Nils D. 25-vjeçari është konvertuar në fenë islame. Ai foli për mënyrën se si për nevojat e IS-it ka arrestuar spiunë dhe dezertorë dhe i ka detyruar ata në burgje të japin deklarata. Për strukturat dhe përgatitjet e sulmeve terroriste vetëvrasëse foli edhe Ebrahim B., i cili ishte në veri të Irakut dhe më pas është kthyer në Gjermani. Informacionet e mbledhura në Gjermani dhe në Evropë vlerësohen dhe dërgohen në Qendrën e Mbrojtjes nga Terrorizmi. Por kjo ka filluar së fundi.

Procesi në WolfsburgProcesi ne Wolfsburg

Të kthyerit dhe informacionet

Ndërkohë janë shtuar të dhënat për të kthyerit. Zyra Federale e Kriminalistikës (BKA) ka bërë të ditur të dhënat e fundit nga 24 marsi. Në bazë të tyre rreth 800 luftëtarë kanë shkuar në Siri. Ndërkohë një e treta është kthyer në Gjermani. Udhëtimet nga Gjermania në këto rajone janë dhjetëfishuar që nga viti 2011. 70 persona kanë kryer ndonjë stërvitje ushtarake apo kanë marrë pjesë në luftime. Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen, thotë se të kthyerit u shkaktojnë më së shumti probleme. Ata janë më radikalë se kurrë më parë, të stërvitur ushtarakisht dhe me përvoja në luftë. Mbi 470 “të rrezikur” mbahen aktualisht nën vëzhgimin e organeve të sigurisë. Por kjo shkakton probleme të mëdha, sepse për vëzhgimin e secilit prej tyre, nevojitet një ekip prej katër personash. Dhjetra prej tyre e kanë të ndaluar të udhëtojnë.

Torsten Voß, drejtor i Mborjtjes Kushtetuse në Hamburg, thotë se ata kanë mbledhur informacione të rëndësishme përmes mbikqyrjes në internet, në veçanti në rrjetet sociale. Në Qendrën për Mbrojtje në Berlin ekziston edhe një njësi speciale për këto qëllime. Një nga rezultatet: të kthyerit shpesh kërkojnë kontakte me salafistët, të cilët i kanë njoftuar gjatë udhëtimeve. Por ekspertët kanë zbuluar edhe një gjë tjetër: shumë të kthyer i kanë humbur të gjitha iluzionet për Xhihadin dhe janë tërhequr tërësisht nga kjo skenë.

Jo të gjithë janë të radikalizuar

Në një studim të BKA thuhet se shumë të kthyer janë traumatizuar me përjetimet në zonat e luftimeve. Konstatohet edhe “ulja e forcës tërheqëse bredna IS-it”. Tek shumica nuk ekzsiton më vullneti i fuqishëm për krijimin e një të ashtuquajturi Kalifat në veri të Irakut. Në veçanti të bie në sy niveli i ulët i shkollimit tek të kthyerit. Ekspertëve u ka rënë në sy se me rritjen e moshës (27 bis 30) shtohet edhe numri i atyre që largohen nga terrorizmi. Ekstremistët nën 25 vjeç kanë afinitete edhe më të mëdha për vepra të dhunshme, njofton BKA.

Autoritetet thonë se kujdesi duhet të mbetet në nivel shumë të lartë. Autoritetet duhet që në mesin e të kthyerve t’i gjejnë dhe t’i dënojnë personat që kanë kryer vepra penale. Shumë prej luftëtarëve të IS-it janë të gatshëm për deklarata. Dhe këto procese duhet të sjellin informacione për rrjetet xhihadiste.

Prokuroria e përgjithshme

Një nga institucionet, që organizojnë proceset kundër xhihadistëve në Gjermani është Prokuroria e Përgjithshme Federale. Drejtori i saj Peter Frank thotë se ata kanë probleme me mbledhjen e dëshmive mbi përfshirjen e tyre në luftë në Siri dhe në Irak. Të dhënat janë të domosdoshme për të përfunduar 130 proceset aktuale kundër 200 të dyshuarve. “Ne supozojmë se disa prej tyre i kanë duart e përgjakura, por shumë shpesh nuk mund ta dëshmojmë këtë”, shpjegon Frank për Süddeutschen Zeitung. Ai tha se ngjashëm si në Berlin, edhe në nivelin evropian duhet të krijohet një Qendër për Mbrojtjen kundër Terrorizmit, sepse dyshohet se në mbarë Evropën ekzsitojnë aktualisht rreth 3000 persona të gatshëm për vepra të dhunshme. Ata kanë marrë pjesë në luftimet terroriste në Lindjen e Mesme. Shefi i BKA Holger Münch deklaroi në fundjavën e kaluar: “Rreziku në Evropë mbetet i lartë”.

Masat e mundshme

“Heqja dorë nga urrejta dhe dhuna”, quhej programi kundër radikalizimit, i cili është aplikuar në Gjermani në vitet 2001 – 2014. Programi kishte për qëllim ndihmën e personave që kanë vendosur të largohen nga rrjetet xhihadiste. Për fat të keq, programi është ndërprerë, thotë Thomas Mücke nga “Violence Prevention Network” në Berlin. Ai mendon se duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë për largimin e tyre nga këto qarqe. Në shumë lande, si në Bavari për shembull, ministrat e brendshëm kanë kërkuar që të shtohen informacionet për këto rrjete edhe në shkolla, në sipërmarrje dhe në burgje.

SHKARKO APP